7.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Si e “nxiti” Erion Braçe protestën kundër rrugës me pagesë në Divjakë: Kur nuk kanë respekt, çfarë duhet të bësh?

    Deputeti Erion Braçe e ka kundërshtuar ashpër traun për ta kthyer me pagesë rrugën Divjakë-Karavasta.

    Ajo është e vetmja rrugë me pagesë në të gjithë vendin, dhe pa patur një rrugë tjetër dytësore, i heq mundësinë qytetarëve të shkojnë në plazh, nëse nuk paguajnë.

    Braçe e ka ngritur këtë shqetësim, por askush se ka dëgjuar si atë, dhe banorët e zonës që përfaqëson në parlament. Duket se në këtë pikë ai ka lënë të nënkuptohet se e vetmja zgjidhje është protesta.

    Ndaj sot, banorët e Divjakës kanë dalë në protestë dhe madje janë përplasur me Policinë

    Dje, vetëm një ditë para protestës së banorëve të zonës, Braçe shkroi në rrjetet sociale:

    “Tani, kur nuk të dëgjojnë dëshmojnë se nuk kanë respekt; Pyetje e kam: Kur nuk kanë respekt, çfarë duhet të bësh?”.

    Është e pazakontë, që një deputet i maxhorancës, të rreshtohet krah protestuesve kur qeveria në të cilën bën pjesë nuk e merr parasysh për një shqetësim që ngre për zonën që përfaqëson.

    Por ai e ka treguar shumë herë, se është një deputet rebel dhe nuk nënshtrohet, kur bëhet fjalë për hallet e qytetarëve.

    Reagimi i plotë i Braçes ditën e djeshme:

    ÇFARË TURPI!!

    E vetmja RRUGË KOMBËTARE ME PAGESË! Nuk ka të dyte nga Vermoshi me Konispol!

    I vetmi plazh-copë deti që duhet ta shohësh me PARA, duhet të PAGUASH PËR TA PARË!

    Nga Velipoja ne Sarandë, vetëm për të parë DETIN NË DIVJAKË DO PAGUASH PARA!

    Kulmi!

    Tani, kur nuk të dëgjojnë dëshmojnë se nuk kanë respekt;

    Pyetje e kam:

    Kur nuk kanë respekt, çfarë duhet të bësh?

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit