19.8 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Si e sheh Oltën si partnere të Luizit te projektet e reja në Top Channel, rrëfehet Kiara Tito

    Kiara Tito ka dhënë një intervistë për TCH, ku ka folur për eksperiencës e saj te “Kepi i Vipave” si dhe projektet e ardhshme.

    Kiara ka treguar se si ndihet në këtë rikthim të sajin.

    “Më emocionon dhe më bën të ndihem krenare për veten. Nuk është e thjeshtë sepse unë kam 10 vite që jam pjesë e ekranit dhe kam fantazuar gjithmonë që një ditë duke ngjitur shkallët, avash-avash ashtu siç unë kam bërë, do të arrij në pikën që unë jam sot”, u shpreh Kiara.

    Mes të tjerash Kiara është pyetur se si e sheh ajo Olta Gixharin si partneren e tij në filmin që pritet të vijë së shpejti “Në Kuadër të Dashurisë”?

    “Për këdo nga banorët që kanë sakrifikuar ato 4 muaj, se nuk është e thjeshtë si eksperiencë më bëhet qejfi që të kenë një arritje, një sukses sepse kushdo nga ata luftoi”, shtoi Kiara.

    Ndërkaq pas përfundimit të ‘Kepit të Vipave’, sezonin e ardhshëm Kiara Titon presim ta shohim sërish në ekranin e Top Channel.

    “Më është propozuar diçka në Top Channel, megjithatë nuk mund ta tregojë ende se për çfarë bëhet fjalë, po besoj që diku do më shihni me patjetër”, u përgjigj ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit