14.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Si fëmijë nuk do kisha pasur dëshirë…”, ja si e gjykon Beniada Nishani hyrjen e Sabianit në “BBV2”?

    Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe.

    Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

    Beniada shpeshherë jep mendimin e saj në lidhje me tema të ndryshme shoqërore e së fundmi ka komentuar hyrjen e bujshme të Sabianit në shtëpinë e “BBV2” në ‘Prime-in’ e djeshëm, ku përveç se surprizoi vajzën e tij, Keisin dhe biseduan rreth lidhjes së saj me Kristin, por Sabiani u bë edhe banori më i ri i shtëpisë.

    Për mendimin e saj ky vendim i tij është i gabuar sepse e kushtëzon Keisin dhe nuk i jep liri.

    “Si fëmijë nuk do kisha pasur dëshirë që babi im të ishte futur në “BBV”, nëse do futej do kisha dalë sepse është eksperienca ime, unë si prind do e kisha lënë vajzën time sepse ai e di çfarë vajze ka dhe do e kishte mbështetur nga jashtë, por jo ti rrish fëmijës në kokë sepse do ketë frikë dhe nuk do jetë vetvetja 100 %…”, shkruan Beniada.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit