21.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Si i servilosen Berishës, Andi Bushati me Ylli Rakipin, duke bërë sikur debatojnë

    Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku Andi Bushati e Ylli Rakipi bënin sikur debatonin me të, duke iu servilosur.

    Andi Bushati: Mendoj se e keni shpëtuar partinë nga autoritarizimi i Bashës, por rrezikoni ta fusni në një autoritarizmë më të rrezikëshëm. Në parti ju kërkuan shtyrjen e zgjedhjeve në degë.  Pse edhe unë jam me ta? Sepse mendoj se PD ka kaluar një traumë të madhe.

    Nuk mundet dy pjesë, që kanë qenë në luftë, papritur të pajtohen dhe të futen në një proces. Duhej një kohë e kurimit të plagëve. Ju këtë kohë nuk po ja jepni. Gjithë Komisioni i Rithemelimit po turret të rimarrë degët e rretheve. Të gjithë e dimë, se po u zhvillua kështu, aty do të jenë triumfatorë njerëzit e Foltores.

    Ju dëgjova, kur thatë deputetët do ti bëjmë anëtarë të Këshillit Kombëtar pa votë. Ju nuk po i jepni mundësinë, që të futen gradualisht në proces, të ngrenë grupet, fraksionet. Sot opozita nuk ka luksin të humbasë asnjë votë. Kjo që them, autoritarizmi i Berishës, kam frikën se më shumë doni ti thyeni hundët amerikanëve që unë jam kryetar, sesa PD-në, sepse po lini copa të mëdha jashte.

    Sali Berisha: Shqetësimi juaj në aparencë është i drejtë. Së pari, jam marrë me intensitet edhe me deputetët edhe me bazën. Me bazën po ecën dhe ju e shihni vetë. Në çdo qark që shkon (Basha), mbledh 20-30 veta. Sot një PD të organizuar nuk e kemi. Po të garantoj që, mund të shtyj 2 muaj, 3 muaj, vetëm përkeqësim do të ketë.

    Andi Bushati: Duke rrëmbyer ju, do të ketë përkeqësim!

    Sali Berisha: Nuk po rrëmbej gjë. PD ka interes që deputetët të jenë të shumicës. Ndodhi një moment, që qëndruan si neutral apo me një rrymë, ishte një moment. Por ai gjithmonë duhet të jetë dhe të mbetet deputet i shumicës.

    Cfarë kërkon kjo? Kjo kërkon para së gjithash, që ne të tregohemi opozitarë të vërtetë. Ata njerëz që kanë tetë vite që presin, shumica e tyre, kërkojnë që ne të jemi të vërtetë si opozitarë. Në parti, kuotohet gjithmonë më shumë ai që u del zot atyre më shumë. Deputeti e ka këtë shans me mikrofonin në parlament. Por kjo kërkon që deputeti ti vërë vetes qëllim.

    Andi Bushati: Sot një deputet mund të jetë opozitar perfekt, por që mendon se PD nuk ka të ardhmen me Berishën. Por, sot ky deputet linçohet. Këtë ju e dini, prandaj bëtë këtë trukun. Keni krijuar klimë linçimi për njerëzit që janë opozitarë, por kundër Berishës. Ju prandaj bëtë nenet në statut, që ti mbroni nga fanatikët.

    Sali Berisha: Asnjë prej tyre, në mënyrë absolute, as më shkon ndërmend. Nëse ndodh kjo që thoni ju, atëherë i bie që unë punoj kundër vetes. Nëse e merr kështu, po të garantoj, unë kam humbur në projektin tim të përballjes me këtë nismë. Kam humbur. Që në fillim kam përcaktuar dy linja. Njërën e dija që është 50/50, tjetrën e dija penën time për të bërë transparencë para gjithë botës. Po të kisha patur qëllime të tjera, kam patur të rreshtuar 15 kompani për të lobuar. Ka katër muaj ky proces, mund të shtyhet akoma, por opozitë nuk ka.

    Andi Bushati: Unë mendoj se Rama e mban pushtetin me oligakrët. Ju nuk flisni më për ta. Mos vjen ngaqë Rama i trashëgoi oligarkët nga ju? Çfarë vështirësie ka Berisha të matet me pushtetin real të Ramës?

    Sali Berisha: Nuk ka asnjë vështirësi Berisha. I kam denoncuar sa herë ka qenë rasti.

    Andi Bushati: Po të krahasoj me 2005 kur i thoshe emrat.

    Sali Berisha: Problemi është këtu. Njëherë gjatë qeversjes time, nuk mund të tregosh një njeri që përfitoi nga unë. Ka patur 30 kompani të licensuara për naftën. Monopolet u krijuan nga Edi Rama.

    Andi Bushati: Filluan në qeverinë tuaj. E kam te denoncimi. Berisha i sotëm nuk është Berisha i 2005.

    Sali Berisha: Unë denoncoj mbi bazën e aferave.

    Andi Bushati: Aferat janë sheshit këtu…

    Sali Berisha: Kur të kem dokumenta, do të merrem me to në mënyrë të padiskutueshme. Pa dokumenta unë nuk mund të flas. Së dyti, nuk them unë që vetëm unë e mund Ramën, por ka një gjë, këto tetë vite, është krijuar një mit për Edi Ramën, se Edi Rama nuk mundet. Ky mit, përgjegjësi ka opozita.

    Andi Bushati: Është shprehja juaj, nuk mundet Rama me zgjedhje. Jo se është e pavërtetë, edhe unë e besoj këtë.

    Sali Berisha: Tani Edi Rama mundet dhe do të mundet. Jo se unë kam një mrekulli, por një opozitë nuk ishte e vërtetë ndaj Ramës, por me një opozitë të vërtetë mundet. Të garantoj, që nëse opozita do të ndiqte linjën e vërtetë opozitare, Rama kurrë nuk kishte shumicën në parlament. Opozita bëri gabimet më të pafalshme.

    Ylli Rakipi: Çfarë ju frymëzon ju te figura e Viktor Orban? Se ju e lavdëruat atë dhe nga ana tjetër thatë gjëra negative për Vuçiç, ndërkohë që janë të dy autokratë.

    Sali Berisha: Midis tij dhe Geroge Soros, ka një betejë ndër më të jashtëzakonshmet. Në vitin 2014, kam qenë në vizitë dhe aty gjeta një numër zyrtarësh të shpallur non-grata për korrupsion, tërësisht për shkak të ndikimit patologjik të Soros. Por, Viktor Orban i qëndroi në mënyrën më të fuqishme George Soros.

    Ylli Rakipi: Kjo është dashuria juaj për Orbanin?

    Sali Berisha: Jo vetëm kaq. Ai ka qenë një mik i Kosovës. Të them ty, në raste të caktuara, mund t’ju duket çudi, kur i kemi kërkuar mbështetje, ka ndryshuar edhe qëndime të formuluara më parë për këtë çështje. Ai është dhe mbetet një mik i PD.

    Andi Bushati: Një autokrat që blen mediat, dhunon opozitën. Unë them, që të kesh model Orbanin dhe të luftosh Edi Ramën në Shqipëri, janë të papajtueshme. Janë i njëjti model i qeverisjes me oligarkë, i shtypjes së shoqërisë civile. Është kundër Soros, por nuk mjafton të sublimohet për këtë.

    Sali Berisha: Është një nga reformatorët më të mëdhenj sot. Ra kovidi, po i iknin mjekët dhe infermierët. Me një shpejtësi të rrufeshme ndryshoi gjithçka. Nga ana tjetër, është përpjekur të mbajë një linjë më të butë ndaj rusëve. Por, nuk është i vetmi në Europë.

    Andi Bushati: Flas si model demokratik.

    Sali Berisha: Puna e modelit demokratik, siç po e shohim…

    Andi Bushati: Aaaa atëherë mirë e kemi dhe ne këtë këtu… (Ramën).

    Sali Berisha: Polarizimet, unë jam për të drejtat e njeriut, por të themi se ai ndoqi një politikë të ndryshme ndaj emigracionit dhe këtu filloi çarja me të.

    Andi Bushati: Opozita në Hungari ka dalë në TV në këto zgjedhje, sa dilte Servet Pëllumbi në kohën e Berishës së parë…

    Sali Berisha: NUk e di një gjë të tillë. Përkundrazi, opozita ishte me shpresë në këto zgjedhje. Habia e rezultatit, ishte se doli rezultat me diferencë 16%.

    Andi Bushati: Ku mungon demokracia fiton pushteti.

    Sali Berisha: Opozita mori ekstremin e majtë dhe të djathtë. Kështu largon elektoratin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit