13.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Si i manipuluan mediat e Berishës me fotot e Ballukut në funksion të konspiracionit për përplasje pas thirrjes në SPAK

    Krahas angazhimit për të krijuar një perceptim në opinionin publik për një përplasje mes Ramës dhe Veliajt, qarqet mediatike pranë opozitës janë investuar në prodhimin e aludimeve dhe konspiracioneve për një përplasje mes Edi Ramës dhe Belinda Ballukut pas thirrjes së kësaj të fundit në SPAK. Pas sagës së humbjeve nga viti 2011 deri në vitin 2025, e vetmja shpresë e opozitës duket se kanë mbetur reaksionet brenda pushtetit të Partisë Socialiste, pushtet i cili forcon pozitat pas çdo palë zgjedhje.

    Ditën e djeshme, në rrjetet sociale, në mediat pranë klaneve të PD-së, sidomos pranë Familjes Berisha, qarkulluan foto dhe një video, duke pretenduar se syri i majtë i zëvëndëskryeministres ishte i nxirë, kur u shfaq në krah të drejtorit të ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu, një detaj estetik që u mbush me pyetje konspirative.

    U pretendua për goditje, aksident etj., gjithnjë duke e lidhur me thirrjen e zonjës Balluku në SPAK. Në videon e publikuar nga vetë zv.kryeministrja Belinda Balluku, krah Liburn Aliut në Durrës, duket një gjysmë hije e zbehtë poshtë syrit të djathtë. Video është bërë në mesditë.

     

    Shkaqet e gjysmëhijes në dukje të shumta që nga grimi, këndi i diellit, pozicionimi i kamerave dhe telefonave, por të vërtetën e tregojnë këto foto të tjera të zonjës Balluku, gjatë prezantimit të Liburn Aliut. Kjo foto është bërë pak minuta para videos, në ambient të mbyllur dhe me ndriçim të plotë, ku duket pjesa e majtë e fytyrës së zonjës Balluku. Nuk ka asnjë shenjë, as hije dhe as gjysmëhije.

    Ndërkaq, 24 orë më pas, pra ditën e sotme, Balluku ka prezantuar drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku shfaqet sërish pa asnjë shenjë në fytyrë. Nëse do të kishim të bënim me një nxirje apo hematomë, kurresesi nuk mund të zhdukej për 24 orë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit