5.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Si i refuzova paratë e drogës së Ylli Ndroqit

    Nga Adriatik Doçi

    Kam 13 vite që punoj si gazetar. Sot pasuria ime është një motorr i vitit 2004 dhe një biçikletë 35 mijë lekë.

    Kush më njeh, e di se pasuria ime më e madhe është fytyra dhe fjala. Presionin dhe shantazhin nuk e njoh. Vetëm argëtohem, sidomos kur subjekti shantazhues është njdonjë trafikant droge i kamufluar si biznesmen, figurë e krimit, politikan etj.

    Sot më dërguan linkun e një artikuli mediokër të Ora News, ku unë isha objekt sulmi vulgar. Gazetarin/ren që e ka shkruar e mirëkuptoj plotësisht dhe e përshëndes!

    I hodha një sy shkrimit dhe natyrshëm m’u kujtuan dialogjet në filmat ‘Narcos’. Urrejtje e sëmurë dhe dokrra hiri.

    Ylli Ndroqi më ka telefonuar për herë të parë pasi kishte frikë se mos i publikoja ndonjë informacion rreth aktivitetit të tij në kartelin e call centerave. (Nuk ndahet nga kartelet).

    E sigurova që të rrinte i qetë. Kam ndërhyrë për t’i hequr një shkrim tek portali që ka përmendur sot. (Nëse unë vendos gjoba, të tregojë si burrat nëse i kam kërkuar gjë dhe nëse ka dhënë gjë. Zero).

    Në vijim më ka ftuar për kafe dhe jemi takuar tek ETC. Ishte i rrethuar me roje me syze dhe armë. M’u duk sikur po shkoja në ato takimet që zhvillohen mes anëtarëve të kartelve të drogës në Meksikë. (Si për ironi ka qenë edhe konsull nderi në Meksikë).

    U trondita, kur shprehu dëshirën për të hequr qafet gazetarët Elvi Fundon dhe Eljo Lazen. Me sa kuptova, këtë dëshirë kriminale e kishte edhe Ilir Meta, padroni i tij.

    E vërteta është se unë nuk kam respekt as për Elvi Fundon dhe as për Eljo Lazen. Zero. Madje, Elvi Fundo, një personazh i pabesë dhe i degraduar, më sulmoi kur unë kallëzova penalisht Arben Ahmetajn si pjesë e korrupsionit të inceneratorëve.

    Por, jam kundër çdo akti dhune ndaj çdo qytetari, aq më tepër ndaj gazetarëve. Ia thash në sy qëndrimin tim të prerë kundër dhunës, por edhe pasojat që sjell.

    Nuk vonoi shumë dhe doli në temë.

    Më kërkoi të sulmoja gjyqtaren e Gjykatës së Posacme, Etleva Dedën, në shenjë hakmarrje pasi i kishte sekuestruar pasuritë e krijuara me paratë e trafikut të drogës. Më kërkoi të sulmoja familjarë të saj, anëtarë të SPAK-ut dhe disa personazhe, për të cilët do flas një herë tjetër.

    Në këmbim, më ofroi një shumë të majme parash droge ose gjobash.

    U deshën disa minuta që të konsolidoja përshtypjen se përballë kisha një matrapaz, shantazhues, intrigant, një personazh i verbuar nga urrejtja, një trafikan tipik që kërkon të përdorë gazetarët për interesat e tij korruptive, por edhe një frikacak, një lepur droge.

    Natyrisht e refuzova me takt. Vijon…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit