5.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Si i shtoi pasuritë Alda Klosi? E nisi punën me një apartament, u largua me pesë të tillë

    Alda Klosi e mori detyrën si drejtoreshë në Ministrinë e Financave me një apartament prej 47 metrash katrorë në bashkëpronësi me bashkëshortin e saj dhe është larguar nga detyrat shtetërore në gusht të vitit të kaluar me dy apartamente në pronësi 100 për qind të saj në Shëngjin të Lezhës, si bashkëpronare në tre apartamente të tjera dhe dy trojeve me sipërfaqe totale prej 276 metrash katrorë në Tiranë.

    Top News siguroi deklaratat e pasurisë që datojnë që prej vitit 2016 si dhe dokumentacionin e pasurive të paluajtshme ku ajo është pronare, ose bashkëpronare në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

    Ajo që bie në sy, sipas vetë deklarimeve që Klosi ka bërë në Inspektoriatin e Lartë të Kontrollit dhe Verifikimit të Pasurive është se asnjë prej pasurive të patundshme të krijuara pas vitit 2016-të nuk është blerë me të ardhurat e saj, por është përfituar me kontrata dhurimi, trashëgimie ose të tjera.

    Nëse i referohemi deklaratës së vitit 2022, Alda Klosi bëhet bashkëpronare duke përfituar nga trashëgimia në dy troje, përkatësisht 216 dhe 160 metër katrorë të vendosura në Tiranë.

    Në dhjetë faqe deklaratë pasurie, ish zyrtarja Alda Klosi nuk ka shënuar në asnjë moment para cash apo florinj e buzhuteri, për të cilat po hetohet pastruesja Rozeta Dobi se i ka vjedhur nga banesa e Klosit.

    Ligji për deklarimin e pasurive të zyrtarëve përcakton se çdo send me vlerë mbi 300 mijë lekë dhe paratë cash mbi këtë shumë duhet të deklarohen në formularët vjetorë që ata dorëzojnë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit