Ilir Meta u përpoq dhe deri më tani ja doli mbanë që të fshihte nga shqiptarët të shkuarën e errët si spiun i sigurimit. Këtë e bëri me të gjitha mjetet e qëllimet. Kur drejtonte Shqipërinë si Kryeministër dyshohet se ka urdhëruar asgjësimin e dosjes. Duke e parandjerë se ndonjë kopje e saj mund të kishte shpëtuar, i pajis me certifikatë pastërtie figure nga komisioni ‘Bezhani’ dhe me këtë certifikatë në dorë qarkulloi për vite me radhë korridoreve të Kuvendit, Kryeministrisë dhe në fund të Presidencës.
Punësimi i Filip Talos në këtë institucion zbardhet edhe nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i publikuar në vitin 2013 dhe që ka gjetur në shkelje shokun e dhomës së Ilir Metës.
Kjo do të thotë se Ilir Meta është përpjekur në këto 3 dekada të mbajë të fshehur një nga periudhat më te errëta të jetës së tij, atë si bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit përmes blerjes e joshjes së dëshmitarit kryesor. Ai ka manipuluar dëshmitarin kryesor, duke e blerë me vend pune dhe Filip Talo mund të dalë e të deklarojë publikisht se nuk është ai pjesë e dosjes, apo se nuk e ka spiunuar Ilir Meta. Ligjërisht, kjo nuk ka efekt.
E para sepse në regjistrin e gjendjes civile vetëm një person ka me emër Filip Talo dhe me vitlindje të njëjtë me Ilir Metën dhe e dyta, sepse dosja e Ilir Metës nuk është bërë nga Filip Talo, por nga Sigurimi i Shtetit dhe aty është e shkruar e zeza mbi të bardhë që ‘Ilir Rexhep Metaj’ është bashkëpunëtori ynë.
Makinacioni i radhës i Ilir Metajt ka qenë ndryshimi i mbiemrit. Këtë nuk e bëri ligjërisht, por publikisht. Ai e prezantonte veten si Ilir Meta dhe nëpër artikuj e media ku prezantohej me mbiemrin e cunguar nuk kërkoi asnjëherë korrigjimin. Por, pse nuk e ndryshoi ligjërisht? Ilir Meta, apo Ilir Metaj e dinte fare mirë që ndryshimi i mbiemrit ligjërisht mund të tërhiqte vëmendjen dhe kureshtjen, se pse e ndërmori këtë hap. I pasigurtë nëse i kishte zhdukur dosjet, kjo mund të çonte në zbulimin e të shkuarës si spiun.
E gjitha fabula e spiunllëkut të Ilir Metajt nis në vitet 1988-1989, ku studenti Filip Talo, shok me Ilir Metën, vendos të arratiset drejt Greqisë. Këtë plan, Filip Talo e ndan në mirëbesim me shokun e ngushtë, Ilir Metën, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë dhe ish-President i Republikës.
Pas këtij rrëfimi mes miqsh, plani i Filip Talos dekonspirohet dhe ai thirret i pandehur. Sipas dosjes së sigurimit, prej 140 faqesh, Filip Talo merret në pyetje për arsyet e arratisjes jashtë vendit. Pjesë e dosjes është edhe Ilir Metaj, i cili jo vetëm ka qenë burimi kryesor i informacionit të Sigurimit të Shtetit, por edhe e ka përgjuar shokun e vet me aparatura.