21.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Si ka mundësi që nuk e do fare këtë vend? Çfarë thotë Arjan Çani për Shqipërinë

    Arjan Çani ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, për një intervistë informale, ku foli për jetën e tij, profesionin dhe mendimet që ka për klasën politike në Shqipëri.

    I pyetur se pse duket se nuk e do aspak Shqipërinë, Çani tha se kjo nuk është e vërtetë, por perceptimi krijohet nga deklaratat që bën kur revoltohet.

    Ylli Rakipi: Kam vënë re që nuk e do këtë vend…

    Arjan Çani: Jo e dua shumë. Nëse e ke për vendin në përgjithësi, e dua shumë. Është mënyrë të foluri kur revoltohem, ose kur bëj si i revoltuar. Unë kënaqem shumë kur më shajnë…

    Ylli Rakipi: Edhe nuk të pëlqen, e kam vënë re që nuk të pëlqen.

    Arjan Çani: Sharja nga njerëz që nuk i njoh më pëlqen shumë. Jeta më ka mësuar, që ata që të shajnë pa të njohur, të duan më shumë. Por, vendin e dua shumë.

    Ylli Rakipi: Po Greqinë e dashuron?

    Arjan Çani: E dua shumë, është gjuha ime e nënës. Unë në moshën 5 vjeç kam mësuar shqip. Jam rritur nga gjyshja që nuk fliste shqip, unë u detyrova të flisja greqisht. E kam një arsye pse e dua atë kulturë, atë gjuhë, atë vend.

    ***

    Ylli Rakipi: Në përgjithësi ti e shpjegon këtë botë të ndërlikuar ku jetojmë vetëm me paranë. Mos ndoshta e tepron pak?

    Arjan Çani: Unë mundohem ta vë theksin aty, po jo se nuk ka arsye të tjera, ka edhe arsye patologjike përshembull.

    Ylli Rakipi: Sipas meje, këndëvshtrimi yt është origjinal dhe i hapur edhe pse ka raste që mua nuk më pëlqen fare. Por, ideja për të qenë i hapur, është një pjesë origjinale e jotja, ndaj të ngacmoj me këtë.

    Arjan Çani: Nuk është vetëm biznes, por e theksoj këtë gjë, e vë fokusin atje, por ka edhe arsye të tjera. Ka njerëz përshembull që nuk e bëjnë për para sjelljen e tyre publike, e bëjnë edhe për patologji, dikush e bën sepse është narcist, ka pafund para po nuk rri dot pa treguar jetën te të tjerët. Pra paraja është e integruar te këto.
    Kur flasim për konflikte politike, këtu sigurisht duhet të kuptojmë arsyet, pse dikujt i prishet karriera, për cfarë arsye?

    Ylli Rakipi: Vetë je i kënaqur nga paraja dhe nga jeta në përgjithësi?

    Arjan Çani: Unë si natyrë nuk jam natyrë që të ndjek paranë shumë. Jam njeri që jetoj mirë, kam patur shansin që të grumbulloj shumë para me zanatin që kam prej 30 vitesh, sepse jam njeri i publicitetit, e kam pasion të marketoj dhe promovoj. Po të kesh pasion, paraja vjen.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit