17.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Si mund të rroj pa të”; Këngëtari vdes vetëm 33 vjeç, ndërsa partnerja e tij është shtatzënë

    Një tumor i paoperueshëm në tru i mori jetën në moshën vetëm 33 vjecare këngëtarit britanik, Tom Parker. Mediat vendase shkruajne se ai nuk arriti ta fitonte dot betejën me glioblastomën, kancer terminal në tru.

    Ai e mësoi sëmundjen e vet të rëndë pikerisht në kohën kur e shoqja  ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë. Ishte ajo vetë që e pohoi lajmin tragjik.

    “Konfirmojmë se Tom ndërroi jetë paqësisht më herët sot me gjithë familjen e tij pranë. Zemrat tona janë thyer.

    Tom ishte qendra e botës sonë dhe ne nuk mund ta imagjinojmë jetën pa buzëqeshjen e tij infektive dhe praninë energjike.

    Ne jemi vërtet mirënjohës për dashurinë, mbështetjen dhe kërkojmë që të gjithë të bashkohemi për të siguruar që drita e Tomit të vazhdojë të shkëlqejë për fëmijët e tij”, shkroi Kelsey.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit