5.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Si mund t’i përgjigjet Putin sanksioneve – dhe pse rrezikon Perëndimi?

    Nëse Putin vendos të ‘mbyllë rubinetin’ e furnizimeve të naftës për tregjet perëndimore pasojat do të ishin marramendëse.

    Sipas analistit të CNN Business, Matt Egan, bota gjendet përballë një sfide ekonomike si kurrë më parë, e cila mund të na çonte drejt një krize edhe më të thelluar dhe një recesioni të mundshëm në tri vitet e ardhshme.

    Javës së shkuar, super fuqitë perëndimore vendosën të dënojnë Rusinë me disa masa dhe sanksione të forta ekonomike si pasojë e vendimit të Putin për të ndërhyrë në Ukrainë.

    Disa nga këto sanksione përfshinë përjashtimin e bankave madhore ruse nga sistemi global SWIFT si dhe ngrirjen e aseteve dhe aksioneve të biznesmenëve rusë në perëndim.

    Këto sanksione pritet të kenë një efekt katastrofik për ekonominë ruse që mbi të gjitha do të ketë pasoja afatgjata.

    Shenjat e para të këtyre pasojave për Rusinë ishin zhvlerësimi marramendës i rublës ruse që e shtyu Kremlin të mbyllte Bursën e Moskës ditën e hënë, gjë që ngriu dhe të gjitha aksionet e investitorëve të huaj në Rusi.

    Pyetja e madhe në mendjen e të gjithëve është kjo: Si do të përgjigjet Putin ndaj këtyre sanksioneve dhe çfarë pasojash do të kishte kjo mbi ekonominë globale?

    Skenari pesimist

    Konflikti në Ukrainë po transformohet shumë shpejt në një luftë të vërtetë ekonomike dhe kërcënimi që Putin mund ta instrumentalizojë naftën dhe gazin duke i kthyer ato në armët e tij kryesore në këtë duel – po bëhet gjithnjë e më real.

    Putin mund të kundërpërgjigjet duke i ‘mbyllur rubinetin’ jo vetëm gazit natyror që furnizon më shumë se gjysmën e Gjermanisë dhe një pjesë të mirë të Europës me energji – por ai mund të ndalojë edhe furnizimin e Perëndimit me naftë.

    Rusia është vendi i dytë në botë për prodhimin dhe eksportin e naftës – duke ja kaluar edhe vendeve arabe.

    Çmimet e naftës kanë qenë në rritje që prej fillimit të krizës si pasojë e pandemisë së 2 viteve të fundit – por me konfliktin në Ukrainë, ato pritet të vazhdojnë të rriten edhe më shumë.

    Nëse Rusia vendos të ndalojë eksportin e naftës ndaj vendeve perëndimore, çmimi i saj do të kapte nivele të pa imagjinuara.

    Banka e mirënjohur amerikane e investimeve JP Morgan ka paralajmëruar që çmimi i naftës mund të arrijë $150 dollarë për fuçi nëse Rusia vendosë të përgjysmojë eksportet.

    Kjo do të ishte një rritje çmimi prej rreth 41%.

    Ndërkohë, sipas tyre, çmimi i benzinës do të rritej edhe më tepër.

    Skenari Optimist

    Ekspertë të ndryshëm mendojnë se një skenar i tillë ka shumë pak probabilitet të ndodhë duke qenë se tani më shumë se kurrë, Putin i duhen të ardhurat nga nafta si pasojë e sanksioneve të tjera që atij do t’i duhet të vuajë, përfshi këtu edhe shpenzimet e luftës në Ukrainë.

    Eksportet e naftës dhe gazit natyror përfaqësuan 43% të të ardhurave të qeverisë ruse nga viti 2011 – 2020.

    Gjithashtu, një strategji e tillë do të mund ta xhindoste Perëndimin edhe më tej dhe ta vendoste Rusinë në një pozicion jo të favorshëm në arenën ndërkombëtare.

    Ama, nuk duhet harruar fakti që prej vitesh, Rusia ka vendosur marrëdhënie diplomatike me shtete të fuqishme dhe tregje të mëdha si Kina, India, Pakistani, Irani, Brazili etj., të cilët mund të përdoren nga Putin për të zëvendësuar tregun europian.

    Sidoqoftë, sipas JPMorgan, nuk duhet të jemi kaq të sigurt që Putin nuk do ta përdorë naftën si armë kundër fuqive perëndimore.

    Egan tregon se Putin nuk ka nevojë t’i ndalojë tërësisht eksportet e naftës për ta ‘ndëshkuar’ Perëndimin.

    Me gjendjen aktuale të tregjeve të naftës në botë, edhe një ulje modeste në furnizime nga Rusia do të kishte një impakt të jashtëzakonshëm mbi çmimet.

    “Edhe nëse Rusia i ul furnizimet me 10-20%, rritja e çmimit të naftës do të kompensonte për uljen në sasinë e shitjeve,” – tha Rabobank.

    Lëvizjet e Putin po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u parashikuar sidomos kur marrim parasysh një nga vendimet e tij më të fundit ditën e hënë, kur ai urdhëroi që forcat nukleare të vendoseshin në ‘pararojë dhe gatishmëri’.

    Kjo e vendos jo vetëm Perëndimin – por të gjithë botën – në një pozicion tejet të vështirë, ku taktikat dhe strategjitë e vetëmbrojtjes po bëhen gjithnjë e më të komplikuara.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit