19.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Si ndahen partitë shqiptare, sipas përkatësisë fetare: PD dominon tek myslimanët, PS tek ortodoksët

    Nga Eduard Zaloshnja

    Në Barometrin e përvitshëm që zhvilloj me një kampion përfaqësues përpjestimor nga të gjithë bashkitë e vendit, të anketuarit pyeten edhe se cili është besimi i tyre fetar e se sa shpesh marrin pjesë në shërbesat/ceremonitë fetare. Duke i kryqëzuar këto pyetje me pyetjen se për cilën parti kanë votuar të anketuarit, mund të llogaris përkatësinë dhe intensitetin e besimit fetar të votuesve tësecilës nga tre partitë kryesore.

    Në 3 tabelat e mëposhtme jepet vetëdeklarimi në Barometrin e fundit të përkatësisë fetare të votuesve të PS-së, PD-së dhe LSI-së, në përqindje dhe numër votuesish (ky i fundit i ekstrapoluar me afërsi nga kampioni përfaqësues i banorëve të rritur të vendit). Këto tabela na tregojnë se PD-ja ka një epërsi të lehtë ndaj PS-së ndër të vetëdeklaruarit si myslimanë sunitë e bektashij, ndërkohë që PS-ja ka ndaj saj një epërsi prej 150 mijë votuesish në përgjithësi.

    Për sa i përket intensitetit të besimit fetar, nuk ka diferenca statistikore mes votuesve të të treja partive – rreth 3/5 e tyre nuk marrin ose rrallë marrin pjesë në shërbesat/ceremonitë fetare.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit