14.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Si nënë nuk të ngushëlloj dot, si grua uroj të bëhesh e fortë!

    Nga Irena Beqiraj

    Fati i një nëne është pritja. Ajo pret fëmijën e saj kur eshte shtatzënë.

    Ajo e pret me sytë që i shkëlqejnë, kur del nga shkolla. E pa gjumë, e ulur në kanape, e pret me ankth të kthehet në shtëpi pas një nate jashtë me shoqërinë.

    Ajo pret me padurim që një ditë të bëhet i pavarur e të fillojë jetën e tij. E sërisht pret ndonjë nga ditët e javës, ai  të kthehet darkave pas pune tek ajo, ndërkaq  ajo ka gatuar pjatën e tij të preferuar.

    Nëna  pret gjithë jetën me dashuri, me padurim  ndonjëherë edhe me zemërim që  i kalon menjëherë sa hap e mbyll sytë, kur e sheh dhe mund ta përqafojë sërisht krijesën e saj.

    Që nga sot, pa vajzën tënde, fati yt do jetë një pritje pa fund, që fatkeqësisht as zoti nuk e bën më të lehtë, fjalët e kujtdo jo e jo.

    Me zemrën copë e cikë, pritja jote do të marrë fund vetëm ditën që ti do ti shkosh pranë e do të “vendosësh” buzët sërisht mbi ballin e saj.

    Si nënë nuk të ngushëlloj dot, fati yt u shënjua padrejtësisht me pritjen më të hidhur.

    Por si grua uroj e lutem të bëhesh e fortë e të cosh përpara familjen që ke ngritur!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit