20.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Si ta kuptoni 100% nëse ai/ajo ju ka bërë block në WhatsApp

    WhatsApp-i di të na fusë shpesh në dilema. Nëse mendoni se “seen-i” i famshëm është një nga më të sikletshmet, s’keni provuar dilemën e “më ka bërë ose jo block”. E keni parasysh atë momentin kur dyshoni se ka diçka që s’shkon me atë shokun/shoqen/ish-in, apo këdo tjetër që të paktën në WhatsApp po sillet çuditshëm.

    Si ta kuptoni që ju ka bllokuar dhe s’do të ketë asnjë lloj komunikimi me ju?

    Si fillim duhet të dini që WhatsApp-i, ndryshe nga Twitter-i nuk të njofton nëse dikush ju ka bërë block. Për të vërtetuar dyshimet, fillimisht duhet të shihni statusin e “last seen”. Nëse s’mund ta shihni, mos dilni në përfundime. Jo domosdoshmërisht ju ka bllokuar, thjesht mund të ketë zgjedhur si opsion të jetë diskret.

    Nëse përpiqeni ta fusni në një grup chat-i apo ta telefononi dhe s’mund të bëni asnjërën prej tyre, do të thotë se jeni bllokuar nga ky person. Fotoja e tij e profilit për ju nuk është e aksesueshme dhe mesazhet qëndojnë gjithnjë të dërguara me vetëm një vijë.

    Nëse çfarë përmendëm *fatkeqësisht* ju rezulton kështu, merrni frymë thellë dhe mendoni që asgjë s’ka ndryshuar. Toka rrotullohet po njësoj dhe energjia juaj do të shkojë në një vend edhe më të mirë!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit