15.5 C
Tirana
E martë, 3 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Si ta kuptoni që po përjetoni perimenopauzën? 12 shenjat

    Për gratë, perimenopauza njihet si faza që i paraprin periudhës së menopazës. Një fazë e jetës që ngjan me një transformim të qetë, por që e kthen ekzistencën dikur të ekuilibruar në një vorbull ankthi, pa energji dhe me një rrëmujë emocionesh.

    Cilat janë 12 shenjat e vërteta që janë tregues të fazës që i paraprin menopauzës? Ja 12 simptomat kryesore, sipas Faye James, nutricioniste dhe anëtare e Shoqatës Kombëtare të Menopauzës në Australi.

    -Mendime të çrregullta dhe harresë: Vendosni çelësat gabim, harroni që keni një takim etj.

    -Shtimi në peshë: Një metabolizëm më i ngadaltë dhe ndryshimet hormonale ndikojnë direkt në peshën trupore.

    -Pagjumësi: Netët pa gjumë bëhen më të shpeshta, duke përkeqësuar gjendjen e përgjithshme.

    -Djersitje gjatë natës dhe afshe të nxehta: Zgjimi në djersë është një ndjesi e pakëndshme dhe dëshpëruese.

    -Ndryshimet e humorit: Nervozizmi, ankthi dhe depresioni janë vizitorë të shpeshtë dhe të paparashikueshëm.

    -Mungesa e energjisë: Lodhja e vazhdueshme bën që çdo ditë të ndiheni si në një betejë e vështirë.

    -Thatësi vaginale: Kjo sjell siklet dhe në një mori çështjesh të tjera.

    -Ndryshime të dëshirës seksuale: Një dëshirë seksuale e luhatshme shton më shumë komplekset në një marrëdhënie në çift.

    -Dhimbje kyçesh: Dhimbjet bëhen të pashmangshme.

    -Dhimbje koke dhe migrenë: Këto përjetime bëhen më të shpeshta, veçanërisht gjatë luhatjeve hormonale.

    -Menstruacione të parregullta: Paparashikueshmëria e ciklit menstrual bëhet edhe më zhgënjyese.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit