17.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Si ta kuptosh që ai është ‘i keq’ në shtrat

    Shpesh herë shenjat që ai do jetë “një djalë i keq” në shtrat janë aty, por ju refuzoni ose nuk arrini t’i kuptoni. Ju pëlqen ose jo, para se të kryeni marrëdhënie seksuale, bëni mirë të analizoni ca gjëra për të kuptuar më shumë anën çfarë fshihet në anën e tij të errët. Mund ta ndjeni që ka shumë energji seksuale ai njeri, por sa e rrezikshme është kjo?

    1. Ai është një djalë i keq që mendon që mund të përjashtohet nga çdo rregull.

    Një djalë që i bërtet kalimtarit që të përplasi padashje ose që lë punën për të qenë me ty, jo domosdoshmërisht është i përkushtuar. Ai mund të jetë tipi që nuk i pëlqen të ndjekë rregullat, dhe kur vjen puna tek marrëdhëniet intime ju nuk do donit kurrë një partner që ju detyroni të bëni diçka pa dëshirë.

    2. Ndonëse ju në fillim e refuzuat, ai vazhdoi të këmbëngulte.

    Ka një kleçkë këtu brenda: mund të bëhet fjalë për një histori romantike si në filma kur ai ju do dhe do bëjë çdo gjë për të fituar zemrën tuaj. Ose mund të jetë rasti i një tipi që pëlqen seksin me dhunë, ndoshta dhe i aftë për të përdhunuar, prandaj kujdes.

    3. Ka një dëshirë të madhe për të të turpëruar.

    Bëhet fjalë për rastet kur atij i pëlqen t’ju “torturojë”në shtrat. Nëse një djali i pëlqen t’ju vendosë në siklet ose nënvlerësojë në jetën reale, duhet ta dini që do ta bëjë këtë gjë edhe në shtrat.

    4. Nëpër festa qëndron vetëm dhe është tipi antisocial.

    Djaloshi i qetë në cep që s’ka interes  të komunikojë apo socializohet është zakonisht shenja kryesore që e përcakton si një kërkues të marrëdhënieve me dhunë.

    5. Ai eksitohet kur ju refuzoni të kryeni marrëdhënie seksuale!

    Shumica e djemve largohen në momentin që ju thoni kategorikisht “jo”, por jo në këtë rast. Djemtë që nxiten akoma dhe më shumë kur nuk ndiheni rehat për të vazhduar më tej, janë ata që shpesh përbëjnë rrezik.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit