24.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Si ta përballosh gjithë këtë vapë kur je me perioda?

    Sikur të mos mjaftojë vapa, të vijnë edhe periodat. Po, është skenari më i keq në histori, ama ti mund t’ia dalësh me disa truke të thjeshta:

    1. Hidratohu, edhe kur nuk të pihet ujë

    Sigurohu që të pish shumë ujë, pasi dehidratimi shkakton dhimbje koke dhe i bën periodat edhe më të dhimbshme. Bonus? Mund të kesh edhe marrje mendsh. Nëse je nga ata personat që harron të pish ujë, vendos reminders në telefon ose shkarko aplikacione që do të të ndihmojnë të hidratohesh.

    2. Shmang kafeinën dhe alkoolin

    Kafeina dhe alkooli janë armiq të periodave, pasi shkaktojnë dehidratim (imagjino, në këtë vapë), si dhe mund të shkaktojnë edhe dhimbje koke të tmerrshme. Pasojat e një nate “të çmendur” janë më të këqija në verë.


    3. Konsumo ushqime të shëndetshme

    E di që dieta jote ndikon në perioda? Kështu që, gjatë kësaj periudhe, sigurohu të konsumosh shumë fruta, perime dhe ushqime të pasura me potasim. Shmang ato që përmbajnë shumë kripë apo sheqer. Si dheeee, mos harro spinaqin, sepse të duhet shumë hekur.

    4. Vish rroba të lirshme, lino apo pambuk

    Lëre lëkurën të marrë frymë. Vish mbathje të rehatshme dhe bluza të freskëta. Gjithashtu, ndërroji sa më shpesh produktet e higjienës, pasi infeksionet vaginale janë shumë aktive në verë.

    5. Përmirëso gjumin

    Merr një maskë sysh, ndiz kondicionerin, një shishe me akull, ul grilat, bëj një dush të këndshëm, vish pizhamat më të rehatshme dhe fli gjumë. Kjo do të të ndihmojë shumë t’i kalosh periodat lehtë dhe të mos kesh shumë dhimbje.


    6. Mos u ekspozo në diell

    Rrezet UV jo vetëm shkaktojnë dëm në sy, në hiperpigmentim, apo nxisin plakjen e lëkurës, por edhe për vapën dhe bezdinë që të japin periodat. Mos harro SPF për fytyrën dhe trupin, ndonjë kapele dhe të qëndrosh në hije, me një shishe uji me vete.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit