10.5 C
Tirana
E diel, 8 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Si të flirtoni me mesazhe sipas ekspertes së takimeve

    Kur gjithçka është digjitale, të kuptuarit se si të flirtosh me mesazhe është në thelb një domosdoshmëri nëse dëshiron të kesh vëmendjen e dikujt. Megjithëse dërgimi i tyre është një mënyrë e shpejtë dhe e përshtatshme për të komunikuar, të mësuarit se si të flirtoni me mesazhe është një formë arti që padyshim kërkon aftësi.

    Tara Suwinyattichaiporn, eksperte takimesh dhe pedagoge e seksit dhe marrëdhënieve në “California State University” jep disa këshilla.

    -Merrini gjërat me qetësi

    Nervozizmi është i zakonshëm në çdo situatë, sidomos kur bëhet fjalë për një njohje të re. Një tekst sa më pak stresues dhe më shumë relaksues është tregues i një qasjeje të pëlqyeshme ndaj njohjes së re. Thjesht, argëtohuni më shumë!

    -Shkruani me doza besimi

    Besimi në çdo formë është tërheqës. Kur dikush është i/e sigurt dhe i/e fortë në qasjen e tij/saj kur flirton me një tekst, është më e lehtë të lexosh midis rreshtave dhe të përcaktosh se cilat janë qëllimet e tij/saj të vërteta. Mund ta merrni ju i/e para hapin, pasi kështu tregoni që keni më shumë besim te vetja, por edhe personi me të cilin/ën mendoni të nisni një romancë të re.

    -Mos u tregoni mendjemëdhenj

    Vetëbesimi është padyshim një tipar tërheqës, por ekziston një kufi shumë i hollë midis të qenit i/e sigurt në vetvete dhe mendjemadh/e. Kur bëhet fjalë për të ditur se si të flirtoni me mesazhe, ekspertja këshillon se të qenit arrogant dhe mendjemadh/e nuk është qasja e duhur.

    -Merrni kohën e duhur

    Shumë njerëz kanë një kohë të caktuar kur i dedikohen telefonit, mesazheve etj. Ndaj, nëse doni ta bëni të besueshëm flirtin tuaj, pa i komplikuar gjërat, shkruani ose në mëngjes herët ose në mbrëmje. Gjatë ditës njerëzit janë të zënë me plot angazhime mes punës, projekte dhe ndoshta nuk kanë kohën e duhur për t’ju kthyer përgjigje.

    -Mos kaloni direkt në mesazhe me përmbajtje seksi

    Disa njerëz mund të hidhen direkt në idenë e seksit. Megjithatë, kur flirtoni me tekst, njerëzit ndihen disi të lodhur nga nxitimi për të folur seksualisht me personin tjetër, ndaj lëreni për një fazë më të vonë aspektin seksual në prag të një njohjeje të re.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit