17.5 C
Tirana
E martë, 24 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Si të shpëtosh nga aknet që kanë zënë vend në të pasmet e tua?

    Nuk ke pse ndihesh keq, të gjithë kanë akne në të pasme. Tani në verë është fiks momenti kur shtohen më shumë, ndaj pa humbur kohë, lexo rreshtat e mëposhtëm që të gjesh shpëtimin e shumëpritur.

    Çfarë i shkakton aknet në të pasme?

    Po t’i biem shkurt: aknet janë rezultat i mbiprodhimit të vajit.

    Po t’i biem gjatë: Gjëndrat tona të yndyrës mbingarkohen nga 4 faktorë:
    Hormonet.
    Stresi.
    Dieta.
    Gjenetika.
    Të katërt dërgojnë sinjale te gjëndrat tona të gjora dhe ato rriten e rriten. Poret zgjerohen, bakteret futen në lëkurë dhe i bllokojnë poret. E kur flasim për një zonë si të pasmet, është shumë më e thjeshtë të hapen poret, sepse me to ulemi.

    A janë normale? Patjetër që janë! Përpos normale, janë edhe super të zakonshme.

    A duhet t’i prekësh apo shtrydhësh? Ti gjithsesi e di përgjigjen. Sigurisht që jo! Kurrë! Mbaji duart larg akneve! Jo vetëm do t’i përkeqësosh, por do të të mbeten edhe shenjë. Gjithashtu, të lutemi shumë, mos përdor asnjë vaj, kokosi, ulliri, etj!

    Tani, ç’të bësh për t’i ndaluar dhe shpëtuar prej tyre?

    Përdor një larës me benzoyl peroxide
    Dermatologët rekomandojnë pastrimin e zonës së acaruar me një larës të tillë, pasi eliminon bakteret, hap poret dhe redukton inflamacionin. Nëse ke akne aktive, aplikoje larësin në akne 1 herë në ditë gjatë dushit dhe prit 2-3 minuta derisa ta shpëlash.

    P.S.: Siç është i njohur për përkujdesin ndaj lëkruës, benzoyl peroxide njihet edhe për zbardhjen e pëlhurave, ndaj shpëlaje mirë zonën, nëse nuk do të sakrifikosh mbathjet, peshqirët, apo çarçafët.

    Eksfolio lëkurën, por pa scrub
    Eksfolimi është një proces i këshillueshëm, por mos e ngatërro me scrub-in. Përdor acide të ndryshme, si: laktik, salicilik, apo gliocilok për të mbajtur larg poreve qelizat e vdekura.

    Përdor shampo trupi me tea trea
    Përbërësit anti-bakterial dhe anti-inflamatorë janë ato që e ndihmojnë lëkurën tënde të jetë e butë dhe perfekte.

    Zgjidh materiale që lejojnë qarkullimin e ajrit
    Veshje të lirshme dhe me materialet e duhura, ndihmojnë shumë në eliminimin e akneve. Herë tjetër, konsidero materiale si: lëkura, linoja, si dhe fustane apo pantallona të gjera dhe komode.

    Jo veshje me djersë
    Mbaro palestrën dhe ndërrohu direkt! Veshja e streçeve të ngushta, të cilat për më tepër janë me djersë, shtojnë numrin e akneve dhe janë habitati perfekt për bakteret.

    Dush pas stërvitjes
    Nuk ka rëndësi sa e lodhur je. Pas dushit, do të kontribuosh në zhdukjen e akneve dhe do të ndihesh super e freskët.

    Acidi salicilik është fantastik
    Nëse aknet kanë lënë shenjën e tyre, acidi salicilik i kthen në një kujtim të largët, jo dhe aq të këndshëm.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit