25.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Si të tregoheni më empatik me partnerin për një lidhje afatgjatë

    1. Vendosni gjithmonë veten në vendin e tij

    Duke treguar empati ju forconi lidhjen dhe e bëni marrëdhënien me të shumë më të shëndetshme. Një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë është të imagjinoni veten tuaj në pozicionin e tij/saj. Empatia është niveli më i lartë i të kuptuarit dhe njerëzit që nuk e kanë janë të destinuar të kenë gjithmonë keqkuptime dhe probleme në raportet e tyre. Mendoni pak si ndihet personi tjetër në situatën që ndodhet aktualisht dhe sesi do të ndiheshit ju në vendin e tij.

    2. Komunikoni për çdo lloj emocioni

    Rregulli i artë për çdo lidhje të shëndetshme pavarësisht të gjithave është komunikimi i mirë. Ky rregull aplikohet më mirë duke qenë empatik. Dëgjojeni më shumë partnerin, tregojani që e kuptoni çfarë ata po kalojnë dhe mosi gjykoni emocionet e tyre.

    3. Ndërveproni duke bërë pyetje

    Duke qenë më të përfshirë në emocionet e partnerit, ju mund ta kuptoni kur diçka s’shkon me ta edhe nëse nuk flasin fare. Kur filloni të bëni disa pyetje për gjendjen e tyre shpirtërore i jepni të kuptojnë që po jeni aty për ta dhe po investoni për lumturinë e tyre në këtë lidhje.

    4. Mos gjyko

    Një çift i vërtetë rritet dhe mëson nga njëri-tjetri dhe me njëri-tjetrin. Kjo do të thotë që në vend të gjykimeve apo kritikave ta ndihmoni partnerin dhe të mos e vini kurrë në pozita të vështira- që mund ta bëjnë të ndihet i vogël.

    5. Merrni disa nga përgjegjësitë e tij përsipër

    Për një lidhje jetëgjatë, një mënyrë e mirë për t’u bërë më empatikë është të merrni disa nga detyrat dhe përgjegjësitë e partnerit tuaj. Kjo mund t’ju ndihmojë të kuptoni çfarë do të thotë të bësh punët e tij dhe në të njëjtën kohë do t’ju bëjë të ndiheni mirë të dyve.

    6. Mos harro të marrësh parasysh nevojat dhe dëshirat e tij

    Para çdo vendimi mos mendoni vetëm për veten, por përpiquni të kuptoni dhe vendosni duke marrë parasysh nevojat dhe dëshirat e partnerit. Merrni mendimin dhe respektoni nevojat/dëshirat e tij/saj sepse kështu jo vetëm tregoni respekt, por afroheni më shumë me njëri-tjetrin.

    7. Ji prezent kur ai ka nevojë për ty

    Empati do të thotë të jesh prezente dhe t’i kuptosh pa qenë nevoja për shpjegime. Nuk është e thjeshtë të shohësh personin që do duke kaluar në një përiudhë të vështirë, por e rëndësishme për ty dhe atë është të jesh aty- sidomos në kohët më të vështira.

    8. Dhembshuria, durimi dhe toleranca do t’ju shpëtojnë

    Përpiquni të tregoheni tolerantë sa herë ju jepet mundësia. Kuptojeni tjetrin dhe tregohuni të duruar pasi për t’u hedhur në sulm është zgjedhja më mendjelehtë që mund të bëni. Lëreni inatin mënjanë, mos merrni vendime kur jeni të nxehur dhe flisni me takt.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit