15.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Si t’i bëni fundjavat të duken pafund të gjata?

    Fundjavat nuk janë kurrë të gjata mjaftueshëm. Nuk ka rëndësi nëse ju pushoni 2-ditëshin e fundit të javës, bëni fundjavë të gjatë- koha e lirë ikën shumë më shpejt sesa ditët e javës.

    Fatkeqësisht nuk ekziston asnjë mënyrë magjike për të zgjatur ditët e pushimit, por ka disa forma që ju ndihmojnë që fundjavat t’ju duken më të gjata se zakonisht, më përmbushëse dhe më çlodhëse. Pse të mos i praktikoni?

    1. Bëni një plan sesi do ta kaloni kohën tuaj

    Organizoni në mendje ca aktivitete që doni të bëni gjatë fundjavës. Bëni gjëra që ju shijojnë në mënyrë që të dielën në darkë të mos zhgënjeheni nga pushimi që kaluat. Mund të jetë një xhiro e thjeshtë me biçikletë, por të paktën do ta rendisni si një orë me vlerë në pushimin tuaj.

    2. Harrojeni telefonin dhe gjeni një hobi

    Merreni çdo ditë me rrjetet sociale, telefonin, mesazhet. Harrojini dhe do ta shihni sesa e gjatë dhe përmbushëse do t’ju duket fundjava. Gjeni një hobi dhe ushtrojeni. Fotot mund t’i editoni edhe të hënën.

    3. Bëni gjëra që nuk ngjajnë me aktivitetet që bëni gjatë javës

    Përfshihuni në aktivitete ndryshe. Bëni gjëra që s’i bëni gjatë javës. Mund të provoni të mësoni pianon, një kurs kërcimi, etj.

    4. Mos u merrni me punë

    Lëreni gjatë javës. Kështu krijoni një distancë mes jetës profesionale dhe asaj private. Eshtë shumë e rëndësishme që fundjavat t’i kaloni me familjen dhe njerëzit tuaj më të afërt. Mos u mbushni me energji stresuese dhe mos pranoni njoftime apo mesazhe pune.

    5. Gjeni një balancë mes të dalave dhe çlodhjes

    Nëse del të shtunën në mbrëmje dhe të dielën gjithashtu, e hëna do të të duket një makth dhe do ndihesh më e lodhur se më parë. Nga ana tjetër, edhe të qëndroni shtrirë gjithë fundjavën, nuk është se ndihmon shumë, prandaj programohuni.  Pushoni, flini gjumë mjaftueshëm dhe shijoni jetën jashtë! Jetoni momentin dhe fundjavat mund të duken si përjetësi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit