19.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Si u arrestua Alda Klosi pasi iu vodhën mbi 120 mijë dollarë në banesë: Donte të fajësonte bashkëshortin

    Në Shqipëri, policia ka arrestuar mbrëmjen e së premtes ish zyrtaren Alda Klosi në banesën e së cilës dyshohet se në muajin dhjetor, u vodhën mbi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë nga Rozeta Dobi, e cila punonte si pastruese në nje banesë të marrë me qera prej Klosit. Së bashku me pastruesen, u arrestua dhe djali i saj Havier Dobi, i dyshuar se kishte bashkëpunuar me nënën e tij në grabitjen e shumës së parave dhe Havier Dobin.

    Nga të dhënat e para mësohet se kanë qenë disa deklarime të bëra nga Dobi në polici, që kanë çuar në arrestimin e Klosit nën dyshimet për “pastrim parash”. Mbetet për t’u parë nëse çështja do të mbetet në Prokurorinë e Tiranës, apo do t’i kalojë Prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, meqënëse zonja Klosi ka mbuluar funksione të larta në administratë, si ish drejtoreshë e koncensioneve në ministrinë e Financave para disa vitesh dhe deri në korrik të 2022, shefe e kabinetit të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, për të kaluar më pas në Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare.

    Ngjarja tërhoqi vëmendje më së shumti për faktin se si një sasi prej më shumë se 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarësh gjendeshin cash në shtëpinë e zonjës Klosi. Dyshimet mbi rastin u shtuan, pasi zonja Klosi ofroi dy deklarime të ndryshme mbi paratë e vjedhura.

    Ditën kur ndodhi grabitja në banesën e saj ajo deklaroi në polici se i mungonte vetëm i mungonte një sasi parash që nevojiteshin për shpenzime dhe mbarëvajtjen jetike të përditshme. Dhe vetëm 3 javë më pas, në 7 Janar, kur u arrestua Rozeta Dobi, ajo befas njoftoi se kishte konstatuar se i mungonin mbi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollar që sipas saj I kishte marrë nga xhaxhai i saj, për t’u kujdesur për shtëpinë dhe djalin e tij, ndërkohë që ai ishte për kurim në SHBA. Xhaxhai i Klosit, një dentist i njohur në kryeqytet, ndërroi jetë pak kohë më pas në Shtetet e Bashkuara.

    Ngjarja mori përmasa dhe më të mëdha, kur një kontroll i dytë në banesën e Rozeta Dobit, e cila prej vitesh punonte si pastruese në shtëpitë e personave të ndryshëm, zbuloi dhe 404 mijë euro të tjera, të cila dyshohet që po ashtu të jenë të vjedhura. Deri më tani, nuk rezulton që të ketë patur denoncime nga persona të tjerë, për zhdukjen e këtyre parave.

    Donte të fajësonte bashkëshortin

    Dëshmia e re e sanitares Rozeta Dobi solli arrestimin e ish-drejtoreshës së Ministrisë së Turizmit, Alda Klosi mbrëmjen e së premtes.

    Dobi ka deklaruar se ajo nuk i ka vjedhur paratë nga shtëpia e ish-zyrtares, por e gjitha ishte një inskenim, pasi Klosi donte të ngarkonte me përgjegjësi bashkëshortin e saj, me të cilin kishte konflikte.

    Sanitarja u shpreh se në dhjetor të vitit 2022, Klosi i kishte kërkuar që paratë që gjendeshin në kasafortë, t’i merrte dhe t’i dërgonte në banesën e saj.

    Sipas Dobit, që prej vitit 2021, sasi parash vinin në banesën e Alda Klosit, teksa shtoi se dikush i sillte me çantë.

    “Paratë vinin që nga viti 2021. Unë nuk kam dijeni kush i sillte, por paratë vinin në çantë. Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja. Ditën që i mora me çantë i mora nga kasafortë, pasi Alda nuk ishte në shtëpi. Më tha ajo vetë merri në kasafortë.

    Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin”, mësohet të ketë thënë Rozeta Dobi.

    Është e paqartë se kush e ka telefonuar policinë ditën kur janë marrë shumat e konsiderueshme të eurove nga banesa, vajza e ish-zyrtares apo vetë Alda Klosi.

    Mbrëmjen e së premtes, policia arrestoi Alda Klosin, në banesën e të cilës pastruesja Rozeta vodhi një shumë të konsiderueshme parash prej mijëra eurosh.

    Policia ka ekzekutuar urdhërin e ndalimit të lëshuar nga Prokuroria.

    Izh-zyrtarja Klosi akuzohet për veprën penale të pastrimit të parave dhe produkteve të veprës penale.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit