4.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Si u tërhoq Lulzim Basha nga rrëfimi i të vërtetës së vrasjeve të 21 Janarit, ‘kodi i heshtjes’ me Berishën për punët e zeza

    Nga Adriatik Doçi

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mund të jetë një nga njerëzit kyç për të rrëfyer para drejtësisë fijet e padukshme të krimit të 21 Janarit 2011, edhe pse 4 vrasjet dhe 6 plagosjet para Kryeministrisë tashmë janë marrë përsipër nga Sali Berisha, cili herë pas herë edhe mburret se kishte në plan për të vrarë me 5 snajperë edhe Edi Ramën, në atë kohë kryetar i opozitës. Në 13 dhjetor 2021, vetëm 3 muaj pasi kishte shpallur ‘dëbimin’ e Berishës nga PD-ja, Lulzim Basha dha sinjalin e parë se mund të fliste për 21 Janarin, i cili në atë kohë ka qenë Ministër i Brendshëm, duke patur në varësi Gardën e Republikës dhe policinë. Duke denoncuar rrethimin e selisë blu nga Berisha, në tentativë për ta marrë me forcë, Basha akuzoi për herë të parë Sali Berishën për vrasjet e 21 Janarit. Basha e krahasoi rrethimin e selisë blu me rrethimin e Kryeministrisë në 21 Janar 2011, por saktësoi se ai nuk iu përgjigj rrethimit me zjarr siç iu përgjigj Berisha në 2021 janar.

    “PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, siç u përgjigj Berisha në 21 janar. Ne do ruajmë qetësinë, por do kemi vemndosmërinë për të ruajtur interesin e demokratëve, por duke mos lejuar asnjë horr, trafikant, asnjë hiç të vijë këtu për të marrë nëpërkëmbë dinjitetin e demokratëve. Për këtë të jeni të sigurtë. Ju e patë ndërkohë që ata bënin si gorilla jashtë ne vazhdonim mbledhjen. Ngutet frikacaku dhe ngutja e frikacakut i ka kushtuar PD-së në 30 vite”, tha Basha.

    Tre ditë më pas, në 16 dhjetor 2021, Sali Berisha iu përgjigj akuzës së Bashës, duke e akuzuar se Basha ishte bashkuar Ramën për 21 Janarin. “Basha është bërë bashkë me z. Rama për 21 Janarin. Meqë jemi këtu do them. Ka një përcaktim të kryetares së OSBE-së në atë kohë që ajo ishte axhendë pushteti, është zyrtare. Ka një fakt tjetër. Sali Berisha ka qenë jashtë zyre duke drekuar me ambasadoren e Republikës Federale Gjermane dhe është kthyer në zyrën e tij dhe nuk ka lëviz nga zyra asnjë moment. Ka një fakt tjetër që zyra e tij është qëlluar me plumba dhe ai ka qëndruar në zyrë. Se ku ka qëndruar Lulzim Basha nuk e di”, tha Berisha.

    Kur pritej që Lulzim Basha të vijonte rrëfimin mbi anët e errëta të krimit shtetëror, befas Basha u tërhoq, madje zbuti edhe akuzën ndaj Berishës për vrasjet. “Jo mor zotëri. Ka pasur procese për atë çështje. Janë dënuar njerëz. Unë kam folur për gjuhën e Berishës pas 21 janarit. Nuk mbante snajper Berisha në 21 janar, por garda. Dhe ka vendim gjykate”, tha Basha. Kjo ishte përplasja e parë dhe e fundit në distancë mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për 21 Janarin.

    Tërheqja e Bashës dhe gjuha e zbutur e Berishës, ngre dyshime të forta për një pakt mes Berishës dhe Bashës për të respektuar kodin e heshtjes në punët e zeza që kanë bërë bashkë. Edhe pse Berisha dhe Basha kanë adresuar ndaj njëri-tjetrit akuza nga më të rëndat që nga vjeshta e vitit 2021, dyshja është kujdesuar që të mos artikulojnë ndaj njëri-tjetrit asnjë akuzë me elemente penale, për krimin dhe korrupsionin. Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk kanë akuzuar asnjëherë njëri-tjetrin dhe nuk kanë zbuluar detaje për dosjen Durrës-Kukës, Gërdecin, zgjedhjet e 2009 dhe 2011, privatizimet etj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit