Duket se Simon Cowell, do të martohet shumë shpejt me partneren e tij Lauren muajin e ardhshëm në Londër. Ai i propozoi të dashurës së tij 44-vjeçare, në prag të Krishtlindjeve në Barbados.
Sipas The Sun, gjyqtari i ‘Britain’s Got Talent’, 62-vjeç, ka caktuar datën për muajin qershori dhe djali i tyre Eric, tetë vjeç, do të jetë me ta. Një burim i tha botimit: Simoni mezi pret që Lauren të jetë gruaja e tij. Ai ka marrë përsipër planifikimin e dasmës dhe data është caktuar në qershor.
Pavarësisht premtimeve të tij të mëparshme të vendosura për të mos ecur kurrë drejt altarit, një burim i brendshëm pretendoi më parë se dy vitet e fundit, në të cilat goditi pandemia globale e kanë bërë Simon të ndryshojë qëndrimin e tij.
Burimi i tha People: “Ata argëtohen së bashku, dhe kanë një marrëdhënie të fortë me njëri-tjetrin. Mes tyre ka shumë pasion, vërtet nxjerrin më të mirën nga njëri-tjetri. Si familje, të gjithë kanë një lidhje kaq të fortë. Shumë gjëra kanë ndodhur në vitet e fundit dhe të gjitha këto kanë qenë një kujtesë për atë që është ç’ka është e çmuar për ta”.
Simon më parë pranoi se nuk mund ta shihte veten më në një lidhje, por ky mendim ndryshoi pasi ai ra në dashuri me Lauren.