14.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sipas Kiara Titos, njeriu mund të dashurojë 3 herë, por ç’thonë studimet?

    Kiara Tito, e ftuar në “Ftesë në 5” si rrallëherë foli për jetën private. Ndonëse nuk tha se asgjë konkrete, Kiara zbuloi se ka qenë e dashuruar vetëm 1 herë, por sigurisht s’beson se është hera e saj e fundit.

    Sipas saj, ka 3 dashuri të mëdha në jetë që vijnë në forma të ndryshme.

    “Dashuria vjen në forma të ndryshme dhe duke kaluar vite, ti kupton që nuk është njësoj si të dashurosh kur je e vogël dhe të duash në këtë moment kur ti ke arritur të kesh eksperienca. Kështu që mendoj se në mënyra të ndryshme, mund të dashuroj njeriu 3 herë në jetë. E treta, e vërteta. Deri tani, unë kam qenë 1 herë e dashuruar”, tha Kiara dhe le të ndalemi pak këtu.

    A dashuron vërtetë 3 herë në jetë njeriu?

    Si fillim çfarë është dashuria? Sipas Oshos, të dashurosh do të thotë të takosh Zotin! Filozofë dhe shkëncëtarë janë përpjekur në rrjedhën e kohës t’i përgjigjen ndoshta pyetjes më të ndërlikuar të njerëzimit. Në vitin 1980, psikologu amerikan Robert Sternberg krijoi një teori 3- komponentëshe të dashurisë e cila përfshin intimitetin, pasionin dhe angazhimin emocional. Sipas tij janë këto 3 përbërës arsyeja e lindjes së dashurisë, ndjenjës për të cilën janë shkruar mijëra këngë e libra.

    Sipas Sternberg- ut, ndonëse komponentët kryesorë janë 3, ka 7 lloje të ndryshme dashurie.

    Pasion

    Përgjithësisht ky është rasti kur partnerët e njohin shumë pak njëri- tjetrin, nuk kanë as idenë më të vogël nëse ekzistojnë të përbashkëta midis tyre, por ndjejnë një tërheqje të dyanshme që i mban bashkë. Psikologët shprehen se me kalimin e kohës raporti mund të kalojë në një stad më të thellë, por jo gjithmonë ndodh kjo, jo gjithmonë çiftet shkojnë përtej kësaj lloj dashurie.

    Pëlqim

    Në marrrëdhënie të tilla partnerët mund të jenë vetvetja; i bashkojnë interesat e përbashkëta, të njëjtat pikëpamje mbi jetën si dhe i shoqëron ndjesia që pala tjetër po i mirëkupton. Besohet se një raport i tillë, ku pasioni është i vakët përfundon më shumë në miqësi se dashuri të mirëfilltë.

    Dashuri boshe

    Kjo lidhje karakterizohet nga mungesë intimiteti, pasioni, ndonëse angazhimi nuk mungon. Përgjithësisht kjo ndodh pas një dashurie të zjarrtë e të furishme, që ashtu pa kuptuar nis të zbehet ndonëse respekti apo përkushtimi janë ende aty.

    Dashuri e kotë

    Kjo lloj dashurie përfshin në vetvete angazhim dhe pasion; partnerët janë shumë të tërhequr pas njëri- tjetrit dhe të gatshëm të ndjekin bashkë traditën: shkëmbim betimesh, martesë, fëmijë etj, por nuk kanë intimitet të vërtetë. Psikologët shprehen se çifte të tilla mund të jetojnë bashkë për një kohë të gjatë, por lumturia e tyre është relative. Nga ana tjetër asnjëri nuk e tradhton tjetrin si mik.

    Dashuri romantike

    Ka shumë kimi, tërheqje, partnerët ndihen mirë pranë njëri- tjetritm, por nuk janë të gatshëm për angazhime serioze. Marrëdhënëniet e këtij lloji shpesh nuk e arrijë nivelin e bashkëjetesës apo martesës.

    Bashkëpunim

    Parnerët kuptohen shumë mirë, arrjnë të gjejnë gjuhën e përbashkët, por jo rrugën e pasionit ama. Specilistët shprehen se një raport i tillë vjen kryesisht pas shumë vitesh martesë.

    Dashuri e përmbushur

    Kjo dashuri përbëhet nga 3 komponentë: pasion, intimitet emocional dhe angazhim. Natyrisht nivelet e tyre nuk janë gjithmonë të barabarta, por është e rëndësishme të theksohet që janë aty, përherë të pranishme. Rrallë ndodh të shihni një raport të këtij lloji, por nëse kjo ndodh çiftet mund të jetojnë së bashkun një jetë të gjatë e të lumtur.

    Gjatë jetës njeriu mund të përjetojë dashuri të ndryshme, me një person apo me partnerë të ndryshëm. Sido që të jetë, marrëdhënia mund të përngjasojë me një nga 7 llojet e mësipërme ose të balancohet në mesin e dy të tillave.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit