7.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Situatë e sikletshme në RTSH: Moderatorja dhe panelistët shpërthejnë në të qeshura me lojtarin afrikan (që nuk dukej mirë në ekran)

    Hygerta Sako dhe 3 panelistët Ardi Behari, Gert Haxhiu dhe Klajdi Kola, në emisionin e sportit në RTSH, “Super Gol”, nuk mbajtën dot të qeshurat pasi një lojtar me origjinë nga Afrika, që luan në Shqipëri me ekipin e Burrelit, u shfaq në ekran për t’u intervistuar nga gazetari.

    Në momentin që lojtari shfaqet, fillojnë të qeshurat, të cilat Hygerta Sako si fillim i adreson për shkak se “nuk mban mend emrin e vështirë për t’u shqiptuar të lojtarit”, Arnold Kwaku Siaw, i cili shqiptohet Arnold Kuoku Sou.

    Intervista përfundon shpejt, të qeshurat vazhdojnë të mbahen me zor brenda, dhe Hygerta Sako shton në fund se nuk ka asnjë pyetje për t’i bërë lojtarit sepse “nuk do ta komplikojë më shumë situatën me pyetjet dhe batutat tejet të komplikuara të Gert Haxhiut dhe Ardi Beharit”.

    “Faleminderit RTSH-së që në momentet e fundit e zbuloi [portretin e lojtarit] sepse dukej si rrëfimet e atyre njerëzve që nuk duan të flasin”, tha Gert Haxhiu.

    Hygerta Sako u përpoq ta rregullonte atë që e quajti “batutë” të të ftuarit të vet duke thënë se “e kishte fajin LED-i i RTSH-së”.

    Për situatën reagoi dhe faqja e KF Burrelit në Instagram, duke shkruar:

    “Në një emision televiziv sportiv, u bë një akt i turpshëm bullizmi dhe talljeje ndaj lojtarit tonë Siaw, i cili me profesionalizëm e përulësi po përfaqëson me nder Burrelin.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit