Një video është bërë virale në rrjete sociale ku shihet deputeti i PD, Flamur Noka, duke debatuar me një zonjë e cila është ende e paidentifikuar pasi nuk duket në kamera.
Kjo e fundit mesa duket pretendon parregullsi gjatë procesit të primareve në PD ndërsa Flamur Noka i thotë me zë të lartë që para se të vijë herë tjetër, të lexojë statutin.
Në një moment, zonja e cila dëgjohet duket folur me Flamur Nokën, mendohet të jetë anëtare e partisë, ndërsa i tregon deputetit se nuk është e punësuar tek partia e tij, por është prej mundit dhe djersës së saj.
Këto pamje janë publikuar nga Vendim Demaj në Facebook ndërsa në përshkrimin e videos ai nënvizon se debati ka ndodhur gjatë takimit të Flamur Nokës me strukturat e PD-së së Kamzës dhe Paskuqanit së bashku.
Anëtarja e PD: Anëtarët e kryesisë i ke këtu, të kundërshtojnë.
Flamur Noka: Kur të vish herë të tjera, merr lexo statutin.
Anëtarja e PD: Unë nuk jam e punësuar te partia juaj. Jam këtu prej mundimit tim dhe djersës sime, nuk jam prej teje. Se të jem prej teje, nuk rri asnjë sekond në parti. Po kur të dali partia në emër tënd.
Flamur Noka: Statuti nuk të lejon ty me të pyet për primaret se i vendos unë. Ty nuk të pyesim fare.



