4.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sjelljet bulliste ndërmjet bashkëmoshatarëve: një realitet utopik për ndryshim?!

    Nga Xhesika Troshku, aktiviste e URF

    Adoleshentët ndikohen fuqishëm nga grupi dhe vuajnë e përpiqen të pranohen nga bashkëmoshatarët e tyre. Grupi i vecantë i bashkëmoshatarëve që një adoleshent përzgjedh, varet nga një numër faktorësh: statusi socio-ekonomik, vlerat e mësuara nga prindërit, lagja në të cilën jeton, lloji i shkollës, talentet dhe shprehitë e vecanta dhe personaliteti i adoleshentit. Sjelljet bulliste ndodhin shpesh ndërmjet adoleshentëve dhe frenojnë mundësinë e zhvillimit të personalitetit tek ata. Këto janë sjellje të cilat kryhen me qëllim nga ata që e konsiderojnë veten më të fortë, ndaj bashkëmoshatarëve më të dobët.

    Sot ka shfaqje të bullizmit përmes formave të ndryshme. Ana virtuale e bullizmi kibernetik është një ndër format më të ndeshura e të konstatuara si problematike në marrëdhëniet ndërpersonale këto vitet e fundit. Kjo edhe për shkak të hapësirës që zënë rrjetet sociale e interneti tek kjo grupmoshë. Kuptohen efektet psiko-emocionale e sociale të bullizmit tek i bullizuari. Por ndonjëhere nuk mund të jenë vetëm në një drejtim: për fuqizimin e të bullizuarit. Paralelisht me të duhet të punohet me bullizuesin, jo nëpërmjet formave ndëshkuese. Kjo do të ishte një shembull negativ pasi agresiviteti  con në agresivitet dhe jo në pendësë mbi kuptimin e qëndrimit problematik në dëm të tjetrit.

    Ajo se cfarë vihet re gjithnjë e më tepër është tashmë indiferentizmi edhe në shkolla apo në komunitet kur shfaqen elementët e para të këtyre sjelljeve problematike. Fakti që sjellje të tilla ndodhin cdo ditë nuk duhet të cojë në normalizimin e tyre. Kërkohen marrje masash jo vetëm në shkolla, por edhe një komunikim më i afërt në familje.

    Ne si shoqëri nuk mund të lejojmë që të lëkunden besimet e bashkëmoshtarëve tek vlerat në atë se cfarë është e drejtë apo e gabuar, e mirë apo e keqe duke u ballafaquar me ndjenja negative, mendime pesimiste për të ardhmen që humbasin besimin tek njerëzit. Grupet e të rinjve duhet të shërbejnë për lehtësimin e mbështetjen emocionale të tyre dhe jo për lëndimin psiko-emocional  e të ndjerin inferior.

    Grupet e miqve dhe të moshatarëve i ndihmojnë adoleshentët të kalojnë tranzicionin nga varësia prindërore në pavarësi. Miqtë i japin njëri-tjetrit mbështetje emocionale dhe gjithashtu shërbejnë si pika të rëndësishme referimi me anë të të cilave të rinjtë mund të krahasojnë besimet, vlerat, qëndrimet dhe aftësitë e tyre. Bullizmi duke mos qenë fenomen vetëm shqiptar, por që prek cdo adoleshent ka nevojë për ofrimin e mekanizmave institucionalë në shoqëri me qëllim zbutjen e tij ku familja, shkolla e komuniteti apo edhe etë bashkëmoshatarët me nje ndjenjë më të madhe përgjegjshmërie të bëhen bashkë kundrejt këtij fenomeni i cili dukshmërisht e nga rastet reale nuk mbetet vetëm në anën virtuale. Ai shpesh përkthehet edhe në konflikte fizike, dhunë psikologjike , ofrim modelesh negative për adoleshentët e tjerë. Bullizmi nuk mund të jetë një betejë e humbur e personave përgjegjës për mirërritjen e kujdesin ndaj fëmijëve, kryesisht adoleshentëve.

    Hendeku ndërmjet problematikave e pasojave të bullizmit tek adoleshentët dhe mungesës së ndërhyrjes apo marrjes së masave konkrete për të shmangur elementët riskues nuk mund të jetë kaq i madh. Problematika të tilla duhet të shoqërohen me plane veprimi konkrete. Ne të rinjtë mund të bëhemi pjesë e seancave të  edukimit me bashkëmoshatarë në të cilët mund të dërgojmë nëpërmjet shembujve, rasteve, role-play-t fushata ndërgjegjësimi ku të përfshihen vetë adoleshentët. Duhet të kuptojmë që ndryshimi nuk mund të simbolizohet me kthesa drastike, por me hapa të sigurtë nga secili prej nesh duke ‘‘veshur‘‘ edhe kostumin e qytetarit të përgjegjshëm e të ofrimit të modeleve pro-sociale. Koha mund të jetë tani, pasi  nesër këto probleme mund të shumëfishohen në akte dhune ku kthimi pas është i pamundur.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit