12.5 C
Tirana
E enjte, 19 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    S’jua merr dot mendja se çfarë veshi këngëtarja e njohur në një dasmë

    Çdo qershor që nga viti 2014, kërkimet në Google mbi pyetjen nëse mund të veshim fustane të bardhë kur na ftojmë në dasmë rriten mesatarisht me 46%. Por, Lana nuk i ka këto dilema.

    Gjatë fundjavës, Lana Del Rey veshi një fustan të bardhë me rozë në dasmën e aktores Margaret Qualley dhe producentit muzikor të këngëtares, Jack Antonoff.

    Siç e shihni, Lana u vesh me një fustan të bardhë me lidhje në qafë, me zbukurime me dantella, si edhe një triko sipër. Ajo e kombinoi fustanin me shapka me platformë dhe një çantë Prada Re-Edition 2005.

    S’jua merr dot mendja se çfarë veshi Lana Del Rey në

    “Të dua Lana, por nuk mund të shkosh kështu e veshur në dasmë,” tha dikush. “Ajo nuk e vret trurin fare, e dua” shtoi një tjetër.

    Lana Del Rey ka shfaqur prej kohësh qasjen e saj të veçantë ndaj modës. Në vitin 2020, bëri bujë kur bleu veshjen për Grammy në minutën e fundit në një qendër tregtare.

    S’jua merr dot mendja se çfarë veshi Lana Del Rey në

    Në tapetin e kuq të Variety Hitmakers 2021 veshi një fustan 18 dollarë nga marka fast fashion, Shein.

    S’jua merr dot mendja se çfarë veshi Lana Del Rey në

    Me fjalë të tjera, fustani në dasmë nuk tregon se ajo nuk i respekton miqtë, por thjesht nuk është dikush që i jep përparësi modës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit