Klaus Shaqiri, përmes kompanisë “Finantex”, komandon disa celula call centerash në Tiranë, duke qarkulluar miliona euro. Shaqiri dyshohet se është prestanome i deputetit të zgjedhur të PD-së, Belind Këlliçi, ndësa siç e konfirmoi operacioni i SPAK, bosi i call centrave e ushtron veprimtarinë kriminale nën mbrotje policore.

Një nga linjat e hetimit të veprimtarisë së Këlliçit nga SPAK është edhe roli i tij në bandën e call centerave, e njohur si ‘banda FRPD’, pasi anëtarët e të cilës kanë pasur pozicione të rëndësishme në FRPD, kur drejtohej nga Këlliçi. Ata kanë braktisur politikën dhe sot janë pronarë të pasurive të paluajtshme me vlerë dhjetëra milionë euro, produkt i zhvatjes së qytetarëve evropianë.
Gjithnjë nën mbrojtje policore, Shaqiri menaxhon disa celula call centerash në Tiranë, duke mashtruar qytetarë evropianë përmes investimeve të rreme. Paratë produkt i aktivitetit kriminal, Shaqiri i ka investuar në pasuri të paluajtshme në emrin e të afërmve.
Aktiviteti kriminal i Klaus Shaqirit është denoncuar nga gazetari Elio Laze në portalin Priza.al. Shaqiri ka qenë obejkt investigimi jo si zyrtar i shëndetësisë, por si një nga bosët e mashtrimit me call centera.
Çfarë ndodh? Në vend që të godiste bosin e call centrave, Policia e Shtetit, segmente të të cilës shërbejnë si mburojë e kokave të Forex, ka arrestuar gazetarin Elio Laze, i cili ka denoncuar aktivitetin kriminal të Shaqirit.
Përmes një inskenimi, zyratrë të lartë të policisë të lidhur ne kokat e call centrave, kanë bashkëpunuar me Klaus Shaqirin, duke arrestuar gazetarin Elio Laze, për të cilin Shaqiri pretendon se i ka kërkuar 20 mijë euro. Nëse gazetari i ka kërkuar para bosit të call centrave ky pa dyshim që është një veprim i dënueshëm, por pikësëpari policia duhet të kishte arrestuar klientin e saj, Klaus Shaqirin, për mashtrim me pasoja të rënda. (Prapaskena)



