7.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Skandali AKSHI: Një nga videot ka përmbajtje tejet kompromentuese në planin personal, të një natyre intime?

    Nga Orgen Peci

    Prokyrorët e Posaçëm kanë sekuestruar orë të tëra regjistrimesh audio dhe video nga sistemi i përgjimit që Ergys Agasi kishte montuar vetë në zyrën e tij.

    Një pjesë e këtyre materialeve përbën prova të forta që lidhen drejtpërdrejt me afera korruptive, procedura tenderuese dhe vendimmarrje të dyshimta brenda AKSHI-t, duke forcuar dyshimet për një skemë të strukturuar abuzimi.

    Por nuk mbaron këtu.

    Një burim i afërt me hetimin pohon për gazetën DITA ekzistencën e materialeve të regjistruara që shkojnë përtej aferave financiare dhe tenderëve publikë.

    Sipas këtij burimi të paktën një nga videot ka përmbajtje tejet komprometuese në planin personal, të një natyre intime.

    Bëhet fjalë për regjistrim që nuk ka lidhje direkte me interesin publik, por që për nga ndjeshmëria personale krijon potencial të lartë presioni mbi individë me shumë pushtet.

    Nëse provohet ekzistenca e këtij materiali, kjo do ta bëjë këtë histori edhe më vulgare, por edhe shumë më të rëndë politikisht

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit