23.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Skandali me KLP: Kur s’na pëlqen një gazetar, media ku punon duhet ta ndërrojë!

    Mediat kanë publikuar rregulloren që Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet që të miratojë ditën e sotëm. Në rregullore i kërkohet medias që të tregojë qëllimin pozitiv të lajmit për çdo kërkesë për informacion. Sipas rregullores kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk i pëlqen një gazetar mund t’i kërkojë medias ta ndërroj.

    KLP ndërkohë i kërkon media që mos të shkelë ligjin për sigurinë kombëtare apo sekretet shtetërore. Marrëdhënia me KLP-në dhe median që do t’i nënshtrohet kësaj rregullorje që do të firmoset nga të dyja palët shkruan Shqiptarja.

    Konkretisht në Nenin 8 të Rregullores së KLP me Median, sa i përket lehtësive për aksesin e mediave në informacion, në pikën 3 thuhet:

    Koordinatori për të Drejtën e Informimit, me miratimin e anëtarit të caktuar të Këshillit, ka të drejtë të kërkojë nga drejtuesi përkatës i medias së akredituar zëvendësimin e një gazetari, nëse rezultojnë shkelje qartësisht të dallueshme të objektivitetit dhe profesionalizmit, si dhe për shkelje të Kushtetutës, ligjit, dhe të parimeve të kësaj rregulloreje”.

    Ndërkohë, në pikën 4 të Rregullores në fjalë thuhet se:

    Në rastin kur shkelja është publike, e rëndë, apo flagrante, anëtari i caktuar nga Këshilli merr vendim për heqjen e akreditimit të gazetarit që kryen shkeljen. Vendimi i komunikohet drejtuesit të medias përkatëse, nëpërmjet Koordinatorit për të Drejtën e Informimit. Në këtë rast, anëtari i caktuar njofton Këshillin në mbledhjen e radhës”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit