12.5 C
Tirana
E hënë, 30 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “S’kanë çfarë i bëjnë gomarit, i bien samarit” – Flamur Noka sulmon me miell gardistë

    Veprime skandaloze janë shënuar sot në dyert e Kuvendit teksa Flamur Noka ka sulmuar dhunshëm gardistët.

    Me pako mielli në dorë ai s’ka kursyer asnjë punonjës të sigurisë.

    Por gazetarët e pranishëm e kanë gozhduar Nokën.

    “Nuk të kanë përjashtuar këta zoti Noka, por Komisioni i Etikës. Ç’faj kanë këta?” – e pyetën gazetarët që me ironi e kanë duartrokituar veprimin e pakuptimtë.

    Ndërkohë deputeti i përjashtuar u shpreh se ‘gardistët janë fytyra e regjimit”.

    Mediat raportojnë se mes të sulmuarve me miell është edhe sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit