24.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Skenë filmash në mes të Tiranës – Rrëmbehet 68-vjeçari pse kishte ngamcuar gruan e një prej të dyshuarve, i marrin 20 mnl lekë gruas së tij

    5 persona që dyshohet se u implikuan në marrjen peng të një 68-vjeçari, ngjarje e ndodhur në mes të Tiranës, u arrestuan nga Policia.

    Të arrestuarit janë: Sulejman Sina, 31 vjeç, Klinton Sina, 21 vjeç (vëllezër), Idajet Mashollari, 21 vjeç, Bajram Ibraliu, 57 vjeç dhe Nikoleta Begolli, 32 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.

    Sipas burime, dyshohet se 68-vjeçari kishte ngacmuar bashkëshorten e një prej autorëve dhe këta të fundit pasi e kanë marrë peng në këmbim të lirimit të tij i kërkuan shumën e 20 milion lekësh të vjetra.

    Edvar Agalliu është futur me forcë në automjet në rrugën “George W. Bush”, nga dy vëllezërit Sina dhe 21-vjeçari Idajet Mashollari.

    Ata e kanë dërguar në një banesë të braktisur në fshatin Kakunjë dhe më pas kanë telefonuar bashkëshorten e tij, të cilën e kanë shantazhuar për jetën e 68-vjeçarit, duke i kërkuar shumën prej 2 000 000 lekësh. Paratë iu janë dorëzuar 57-vjeçarit Bajram Ibraliu në zonën e Saukut.

    Blutë kanë kryer kontrolle në banesat e këtyre shtetasve, si dhe në një automjet me të cilin lëviznin Sulejman Sina dhe Nikoleta Begolli, ku u gjetën dhe sekuestruan 1.746.000 lekë të dyshuara të marra nëpërmjet kërcënimit nga bashkëshortja e Edvar Agalliut.

    Njoftimi i policisë:

    Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Imediat”.

    Morën me forcë dhe mbajtën peng në një zonë periferike, një 68-vjeçar, si dhe kërcënuan bashkëshorten e tij, për t’i marrë 2 000 000 lekë. Kapen pas disa orësh, 5 shtetas që bashkëpunuan për kryerjen e këtij krimi.

    Sekuestrohen 1 746 000 lekë nga shuma që bashkëshortja iu dha këtyre shtetasve.

    Menjëherë pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se më datë 29.04.2025, disa shtetas kishin marrë me forcë një shtetas, të cilin e kishin mbajtur peng dhe në këmbim të lirisë së tij i kishin marrë një shumë të madhe parash, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë organizuar punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, të kryera në kuadër të operacionit “Imediat”, u arrestuan 5 shtetasit e dyshuar të implikuar në këtë rast, konkretisht: shtetasit S. S., 31 vjeç, K. S., 21 vjeç (vëllezër), I. M., 21 vjeç, B. I., 57 vjeç dhe N. B., 32 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.

    Nga hetimet, pamjet filmike dhe provat e siguruara ka rezultuar se shtetasit S. S., K. S. dhe I. M., në rrugën “George W. Bush”, kanë marrë me forcë në një automjet dhe kanë mbajtur peng, në një banesë të braktisur të fshatit Kakunjë, shtetasin E. A., 68 vjeç. Dhe më pas kanë telefonuar bashkëshorten e tij, të cilën e kanë shantazhuar për jetën e 68-vjeçarit, duke i kërkuar shumën prej 2 000 000 lekësh. Kjo shumë i është dorëzuar shtetasit B. I., në zonën e Saukut.

    Në vijim të veprimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes, janë kryer kontrolle në banesat e këtyre shtetasve si dhe në një automjet me të cilin lëviznin shtetasi S. S. dhe shtetasja N. B., ku u gjetën dhe sekuestruan 1 746 000 lekë të dyshuara të marra nëpërmjet kanosjes, nga bashkëshortja e shtetasit E. A.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit