13.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Skuqesh kur të komplimentojnë? Ja pse ndodh

    Skuqja është një proces, zakonisht i pavullnetshëm, i cili ndodh për arsye psikologjike, kur ne përballemi me stress emocional nga komplimentet, turpi, ndrojtja, pasioni, zemërimi, apo edhe faktorë romantikë. Në rastet kur skuqja “është më e kuqe se zakonisht”, kemi të bëjmë me ankth, social ose jo.

    Kur përballemi me të tilla situata, trupi ynë lëshon epinefrinë (adrenalinë), duke shkaktuar përjetimin e simptomave reale fizilogjike. Përpos rritjes së rrahjeve të zemrës, ndikimit në sistemin tretës, apo edhe reduktimit të dhimbjes, epinefrina vepron edhe në disa enë gjaku. Ajo bën që enët e gjakut të zgjerohen, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe të oksigjenit në zona specifike të trupit, në këtë rast, në fytyrë. Ndërkohë që enët e gjakut zgjerohen, faqet skuqen dhe ti merr atë pamjen cute, të një vajze/djali të pafajshme/ëm.

    Pra, herë tjetër, përpara se të ndihesh në siklet se po skuqesh, kujto se çfarë pune po bën trupi yt dhe sa adrenalinë po çliron.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit