Bordi i Transparencës në mbledhjen e fundit ka ulur sërish çmimet e karburanteve në vend.
Nafta do të tregtohet me 6 lekë më pak për litër, ndërsa çmimi i benzinës do të jetë 235 lekë litri ose 7 lekë më pak se sa ishte më parë.
Një ulje e lehtë është edhe për gazin. Një litër gaz do të tregtohet me 81 lekë nga 83 lekë.
Kjo është ulja e disatë brenda pak ditëve, edhe pse çmimet vazhdojnë të jenë të larta.
Por protesta e 7 korrikut duket se po bën të vetën, pasi edhe më parë Edi Rama ka treguar se trembet nga protestat, duke reaguar.
Mjafton të kujtojmë protestën e studentëve, kur nga frika Edi Rama ndryshoi gjysmën e Qeverisë.
Apo protestat e para kundër rritjes së çmimeve, kur protestat nuk ishin kapur ende nga ata që i prishin ato.
I trembur edhe atëhere, çmimi i karburanteve u ul ndjeshëm.
Dhe duket se të njëjtën gjë po bën dhe tani
Njoftimi i plotë
Bordi i Transparencës në datë 1 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 69 lekë/litër për automjetet.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.