21.5 C
Tirana
E hënë, 12 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Snoop Dog merr vendimin e papritur: Heq dorë nga “bari”

    Reperi amerikan, Snoop Dog, ka shokuar fansat e tij anembanë botës me postimin e fundit në rrjetet sociale ku deklaroi se do të heqë dorë nga konsumimi i marijuhanës.

    I njohur për “renë e tymit” që e shoqëronte gjatë gjithë kohës, përveçse hiteve muzikore, Snoop Dog shprehet se këtë vendim e ka marrë pas një konsultimi të gjatë që ka bërë me anëtarët e tjerë të familjes.

    Fansat kanë mbetur të habitur nga deklarata e producentit të “Death Row Records”, i cili raportohet se pinte 75 deri në 150 cigare marijuhanë çdo ditë.

    Disa prej tyre shkruajnë se kjo është shakaja e radhës e reperit, teksa të tjerë mendojnë se ai mund të ketë qenë nën efektin e marijuhanës kur kanë bërë postimin.

    “Pas shumë bisedave me familjen time kam vendosur të heq dorë nga bari. Ju lutemi respektoni privatësinë time në këtë moment”, shkruhet në mesazhin e Snoop.

    “Sot nuk është 1 prilli Snoop”, shkroi një fans në faqen e reperit, teksa një tjetër u shpreh se tashmë “botës po i vjen fundi”.

    Megjithatë, kishte dhe nga ata që mbështetën këtë vendim të tij, duke u shprehur se shëndeti vjen përpara të gjitha gjërave të tjera.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit