4.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Socialistë budallenj pyesni xhaxhi Gurin

    Rezoluta kundër krimeve të serbëve në Srebenicë ishte një kurth i deputetit Sali Berisha, që ktheu në viktima të budallallëkut të vetë gjithë socialistët. Por të merremi vesh, jo të gjithë socialistët po ata që janë në parlament, dhe më saktë fare të gjitha ata që janë përzgjedhur për të qenë socialist. Se sot ka dy mënyra ose ke bindje, qasje, simpati etj. ose të urdhërojnë të bëhesh socialistë.

    Pikërisht këta socialistët e fabrikuar për deputetë ranë në kurthin e Sali Berishës, ish kryeministër shqiptarë të shpallur non grada, nga SHBA për korrupsion domethënëse dhe rrezik për demokracinë. Për fat të keq ky lloj përfaqëson mendësinë dhe  sjelljen e shumicës brenda shumicës parlamentare.

    Por gracka e Berishës, për t’i njollosur socialistët si palë që nuk dënojnë krimet dhe stigmatizuar udhëheqjen e tyre flirtuese me Beogradin megjithëse ngjan inteligjente nuk e meriton këtë vlerësim  përderisa nga krahu tjetër, përballë tij janë rreshtuar shtetarë budallenj.

    Shumë vonë, forumet pro të majtëve u munduan të gjejnë arsye dhe shpjegime. U shërbyen edhe fakte që Shqipëria nuk ka nevojë për rezolutë sepse është shprehur mëse njëherë pro dënimit të krimeve në Srebenicës, porse këto fakte përballë memecërisë  së momentit të parë dhe fitores suprizuese të çasti  të Berishës, e  humbën peshën.

    Një fakt u dha se të hënën në 11 maj 2022, pak pakë ditë më parë,  ambasadori dhe përfaqësuesi i Përhershëm i vendit tonë në OKB, Ferit Hoxha ka folur në Këshillin e Sigurimit në New York, ku në emër të vendit ka dënuar ashpër retorikën e Milorad Dodik, i cili e quan gjenocidin e Srebrenicës “mit të sajuar”.

    “Ne jemi veçanërisht të shqetësuar nga vazhdimi i retorikës politike të mohimit të gjenocidit të kryer në Srebenicë, glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes me sharje etnike.

    Në  një shkrim të tij gazetari Aleksandër Çipa sjell një tjetër provë kur shkruan se “Në kohën e ndodhjes së tragjedisë genocidiste serbe në Srebrenicë, të gjitha palët e Kuvendit të atëhershëm të vendit, janë bashkuar në një deklaratë zyrtare. Ajo deklaratë ishte pjesë e zinxhirit të qëndrimeve që patën vendet e Perëndimit dhe të BE-së ndaj masakrës serbe. Atij reagimi iu bashkëngjit kjo Shqipëri zyrtare që atëherë drejtohej gjëmësisht nga propozuesi dinak i rezolutës së sotme (Sali Berisha). Atëherë nuk ekzistonte opsioni i Shqipërisë digjitale e as motorët e kërkimit virtual. Por në arkivin e Kuvendit dhe tek fletoret zyrtare do të duhej ta gjenin për t’ia treguar dhe konsideruar të panevojshme sot, propozuesit pra…”

    Se si dëshiron ta trajtoj politikisht maxhoranca këtë moment bjerrje  kjo është çështje e saj, por  ata aty nuk kanë vetëm përgjegjësinë politike por edhe shtetare. Ndaj nëse budallaku i tyre politik ka kosto vetëm për ta,  budallallëku shtetar nuk falet sepse kosto shkon përtej grigjës së tyre politike.

    Por pse ndodhi ky budallak sa që gropa që hapi Sali Berisha rezultoi hon për ta?!

    E thjeshtë fare. Në parlament, dhe  veçanërisht tek socialistët po humbet nga njëra anë  trashëgimia politike dhe përvoja si ligjvënës. Vendin e tyre e ka zënë  besa kanunore përmes ngritjes apo ulje së kartonit  pa menduar dhe pa integritet .

    Mungesa e trashëgimisë politike dhe mos shfrytëzimi i saj si aset me vlerë i nxori ata të dobët përballë një njeriu të vetëm që edhe pse  e etiketojnë kufomë politike, i mundi të gjallët.

    Jo vetëm deputetët por dhe stafet mbështetëse, strukturat e organizimit, udhëheqja e grupit parlament nuk i ka trajtat e organizimit dhe  funksionimit shtetëror. Aty sillen dhe veprojnë si në selinë e partisë. Brenda radhëve të socialistëve ka riosh që janë injorantë të trashëgimisë politike që përfaqësojnë dhe madje janë mosmirënjohës ,dhe si të tillë nuk mund të mbajnë dot peshën e vendimeve. Ka plot raste në parlament kur votohen  ligje pa i ditur përmbajtjen dhe  drafte sekret.  Amendohen ligje pa ditur efektet. Ka axhenda të pamenduara etj

    Pak koka që u listuan në zgjedhjet e fundit si kandidatë për të humbur arritën të fitojnë dhe sikur pak prej tyre të kishte dëgjuar maxhoranca socialiste nuk do të tërhiqej drejt të njëjtit varr politik të atij që ka lënë litarin jashtë. Nëse  nuk duan të jenë më budallenjtë, fillimisht socialistët e parlamentit duhet të respektojnë vetën dhe të nderojnë vlerat e trashëgimisë së tyre. Nëse nuk e kuptojnë këtë që po themi le të pyesin xhaxhi Gurin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit