13.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Socialistët propozojnë Gramoz Ruçin për president

    Zbulohet emri i parë i propozuar për kandidat për president.

    Deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj bën publike propozimin e tij në zarfin me tre emra.

    Xhafaj ka tha se ai ka propozuar Gramos Ruçin për president.

    “Po zbuloj një nga tre emrat që kam propozuar. Për mua njeriu që duhet president është Gramos Ruçi”, tha deputeti Xhafaj.

    Më pas Xhafaj dha edhe arsyet e këtij propozimi me stë cilave është serioziteti që ka treguar në karrierën e tij.

    I pyetur nëse emri i Gramos Ruçit mund të sillte një reagim të opozitës, sipas të cilës Ruçi ka qenë ministër i Brendshëm në qeverinë e fillimit të vitit 1991 dhe më parë sekretar i Parë i Rrethit të Tepelenës, Xhafaj tha se kjë çështje është e sqaruar një herë e mirë dhe nuk beson se është argument.

    Më 16 maj do zhvillohet në parlament raundi i parë i zgjedhjes së presidenti por nuk dihet nëse emri i Gramos Ruçit do jetë mes atyre që do votohet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit