11.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sokol Balla rrëfehet për konfliktin me Rudina Xhungën dhe largimin nga Top Channel

    Është përfolur prej kohësh se ka një konflikt të hershëm me Rudina Xhungën, dhe për këtë, Sokol Ballën e “ngacmuan” edhe tek  “Më lër të flas” me Romeo dhe Donald Veshaj. Ai rrëfeu se nuk ka as përplasje, e as hatërmbetje.

    Donald Veshaj: “Është histori e lezetshme, ku shkon Koli, ikën Rudina.”

    Sokol Balla: “Jo nuk është e vërtetë, ne kemi punuar bashkë deri në 2016, pra nga 2005 deri në 2016.”

    Donaldi: “Qarkullon një si tip legjende se kudo që shkon ti largohet Rudina.”

    Sokol Balla: “Ne kemi punuar 10 sezone bashkë, pse nuk e merrni ndryshe, mund të jetë larguar ajo para se të vija unë, se sdonte të rrinte me mua në të njëjtin televizion. Unë nuk e di.”

    Donald Veshaj: “A e shikoni veten bashkë me Rudinën në një televizion?”

    Sokol Balla: “Do të ishte bukur që një grup njerëzish që punojnë bashkë, të dalin në pension bashkë e të plaken bashkë.”

    Donald Veshaj: “Ku e shikon veten ti në diçka tjetër?”

    Sokol Balla: “Mua më pëlqen të shkruaj, më pëlqen dhe radio.”

    Teksa u pyet nga dy vëllezërit, nesë në vitin 2017 iku vetë nga Top Channel apo e hoqën, Sokol Balla tha:

    “Le të themi se ika vetë, por besoj ishte një ikje në dakordësi mes të dyja palëve. Mendoj që u ndamë, i dhamë dorën njëri-tjetrit i uruam suksese, besoj që rrallë herë ndodh. Kishte shumë veta që kërkonin të nxisnin një përplasje, një sherr.

    Mirëpo kjo është ajo puna kur nuk e kuptonin dot raportin që kisha me Topin, kur them raportin që kisha me Topin nuk po them çfarë raportin kishte Topi me mua, sepse Topi mund të mos donte fare që të rrija, por raporti që unë kisha unë me Topin, dalim te dashuria.

    Dashuria është e njëanshme, jo e dyanshme, raportin që kisha unë me Topin as nuk e diskutoja fare, nëse do ikja një ditë dhe nëse do iki prapë një ditë tjetër, prapë do jetë një ikje normale”, tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit