7.5 C
Tirana
E premte, 13 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Sondazhet tregojnë se Erion Veliaj nuk ka rivalë në Tiranë dhe e ka fitoren të sigurtë

    Ashtu si sondazhi i dy javëve më parë, edhe në këtë sondazh të dytë të Institutit Piepoli konkludohet se gara në Tiranë është thuajse e përfunduar pa nisur fare. Erion Veliaj, kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale në Tiranë nuk e diskuton fitoren në si kryebashkiak në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj.

    Sipas rezultateve të përfituara nga sondazhi i institutit italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 51% e qytetarëve në Tiranë (i njëjti rezultat si dy javë më parë) do të votonin për Erion Veliajn si kryetar bashkie për t’i besuar një mandat të tretë.

    I dyti në sondazh renditet kandidatit i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi.

    Ndërsa për kandidatin e Partisë Demokratike, Roland Bejko do të votonin 6-10% e qytetarëve të anketuar, më pak se do të merrte vetë partia politike që ai përfaqëson.

    Edhe në Këshill Bashkiak, PS fiton bindshëm. Partia Socialiste ruan bindshëm shumicën në Tiranë. 50% e të pyeturve nga Instituti Piepoli janë përgjigjur se do të votonin PS-në në zgjedhjet e 14 Majit.

    Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt arrin në 9-13. Ndërkohë që koalicioni Berisha-Meta mbetet në të njëjtat kuota si dy javë më parë, 34-38% të elektoratit. Partitë e tjerë marrin përqindje të pakonsiderueshme.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit