11.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sondazhi: Enkelejd Alibeaj kalon Lulzim Bashën si lideri më i pëlqyer

    Mes figurave politike kryesore në vend, më i pëlqyeri mes shqiptarëve është Kryeministri Edi Rama (44,8%).

    Pas tij, shqiptarët pëlqejnë më shumë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj (36,5%) dhe ish-kryeministrin Sali Berisha (27,2%).

    Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, sot gëzon pëlqyeshmëri më të lartë (17,5%) mes shqiptarëve krahasuar me ish-kryedemokratin, Lulzim Basha (8,5%).

    E fundit për nga pëlqyeshmëria mes qytetarëve renditet Monika Kryemadhi (4,5%).

    Votuesit e Partisë Demokratike në mënyrë dërrmuese (63,2%) kanë mendim pozitiv për ish-kryeministrin Berisha, kurse për ish-kryetarin Basha vetëm 15,4%.

    Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MBR dhe Data Centrum në nivel kombëtar në datat 25 Mars – 5 Prill me 1000 intervista ballë për ballë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit