20.5 C
Tirana
E premte, 9 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Sondazhi për femrat më të bukura në botë, ja ku renditen vajzat shqiptare

    Një anketë e përdoruesve të Reddit me pyetjen “cilat janë gratë më të bukura në planet” u krye nga faqja e internetit insidermonkey.com.

    Në krye të listës, e cila u përpilua bazuar në numrin e komenteve të bëra nga përdoruesit e Reddit, janë gratë nga Kolumbia, me 345 vota. Sipas hulumtimit, gratë kolumbiane “mishërojnë modelin më ideal të bukurisë në botë me flokë të shëndetshëm, sy ekzotikë dhe shprehje femërore”.

    Në vendin e dytë renditen gratë polake me 324 vota, “kryesisht sepse kanë gjene të mira”. “Shumica kanë mollëza të bukura, buzë të plota dhe lëkurë të bardhë”, thuhet në koment.

    Gratë greke u renditën të tretat me 311 vota nga përdoruesit e Reddit, “pasi ato janë më të bukura se bukuritë natyrore të vendit”.

    Në vendin e katërt renditen gratë ruse, me 311 vota falë syve të tyre blu, gri dhe kafe, ndërsa në vendin e pestë janë gratë nga Republika Çeke (301 vota), “sepse janë jashtëzakonisht të bukura me një pamje që i dallon nga gratë e tjera”.

    Të gjashtat në listë janë suedezet, me 296 vota, të ndjekura nga gratë islandeze, me 284 vota, pasi gratë e të dy vendeve spikasin për kombinimin e flokëve bjonde dhe syve blu.

    Vendi i 8-të mbahet nga gratë amerikane (281 vota), ndërsa pozicioni numër 9 nga gratë braziliane (276 vota), “sepse ato janë të ndryshme nga gratë kaukaziane”, dhe në vendin e 10-të renditen gratë japoneze me 269 vota.

    Njëzet vendet e parat plotësohen nga:

    11. Gratë gjermane me 263 vota

    12. Gratë franceze me 257 vota

    13. Gratë italiane me 251 vota

    14. Gratë norvegjeze me 246 vota

    15. Gratë tajlandeze me 234 vota

    16. Gratë turke me 227 vota

    17. Gratë e Koresë së Jugut me 215 vota

    18. Gratë spanjolle me 203 vota

    19. Gratë shqiptare me 197 vota

    20. Venezuela me 186 vota.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit