12.5 C
Tirana
E premte, 1 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sondazhi: Të rinjtë shqiptarë janë të papërgjegjshëm

    55.3% e shqiptarëve mendojnë se të rinjtë rreth të 20-ve janë të papërgjegjshëm.

    Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, vetëm 15.2% e tyre mendojnë të kundërtën, që të rinjtë janë të përgjegjshëm, ndërsa 29.4% e shqiptarëve janë neutralë.

    Ata që mendojnë se të rinjtë janë të papërgjegjshëm janë të rriturit.

    Duke nisur nga grupmosha 65-75 vjeç, 65.1 % e tyre, i konsiderojnë të rinjtë të papërgjegjshëm. Kurba vjen në zbritje deri tek grupmosha 18-24 vjeç, ku 24.2 % e tyre mendojnë se të rinjtë janë të papërgjegjshëm.

    57% e shqiptarëve mendojnë se gjenerata rreth të 20-ve nuk do të punojë.

    Vetëm 15.1% mendojnë të kundërtën, pra që të rinjtë duan të punojnë, ndërsa 27.9% e qytetarëve janë neutralë.

    Ata që mendojnë se të rinjtë nuk kanë dëshirë të punojnë nisin nga grupmosha 25-34 vjeç me 53.2%. Grafiku shënon kulmin tek grup mosha 65-75 vjeç me 67%. Ndërkohë, grupmosha 18-24 vjeç të cilët mendojnë se 20-vjeçarët nuk duan të punojnë, zë vetëm 33.5%.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit