23.5 C
Tirana
E hënë, 13 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Soni Malaj flet për “sherrin” me Jonida Maliqin, vendosen pikat mbi ”i” për marrëdhënien mes dy artisteve: Kemi qenë në festival bashkë dhe…

    Teksa rrjeti gumëzhin për një përplasje të fortë mes artisteve Soni Malaj dhe Jonida Maliqit, më në fund është zbuluar e vërteta e marrëdhënies së dyshes.

    Në një bisedë të bërë me konkurrentët e “Ferma Vip 3”, pjesë e të cilës janë dhe dy këngëtaret, Soni ka treguar se mes tyre nuk ka pasur kurrë mosmarrëveshje apo konflikte, ndryshe nga se flitet poshtë e lart.

    “Kureshtja në këtë moment është te unë dhe Jonida. Këtë gjë e kanë stisur për konflikt. Kemi qenë në një festival dhe nuk ka pasur asgjë. Ka pasur zero konflikt nga jashtë. Është diçka e stisur kot”, ka thënë Soni në lidhje me këtë situatë.

    Dyshja mund të ketë pasur përplasje brenda formatit televiziv ku prej 2 javësh ata janë bërë pjesë, por debatet mes tyre kanë lindur në kuadër të lojës dhe jo se ato kanë diçka personale me njëra-tjetrën.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit