11.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Sonila Bejtja dhe Gent Ibrahimi, dy votat që kërcasin në rastin Balluku

    Gjykata Kushtetuese me 4 vota pro dhe 4 kundër vendosi të rrëzojë kërkesën e kryeministrit Rama, i cili kërkonte shpalljen antikushtetues të vendimit  të GJKKO, që kishte pezulluar nga detyra Belinda Ballukun, e akuzuar për tenderat abuzive me tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe.

    Interesant është mënyrë se si votuan gjyqtarët.

    Pro kërkesës së kryeministrit Rama votuan:

    1-Fiona Papajorgji,

    2-Sonila Bejtja,

    3-Sandër Beci

    4-Marjana Semini

    Kundër kërkesës së Ramës votuan:

    1-Ilir Toska,

    2-Asim Vokshi,

    3-Gent Ibrahimi

    4-Marsida Xhaferllari

    Në sy bie mbi të gjitha, një emër: Sonila Bejtja.

    Ajo është gruaja e gazetarit Andi Bejtja, i cili është drejtor në televizionin e familjes Berisha, Syri TV, që akuzon nga mëngjesi në darkë Belinda Ballukun.

    Edhe pse për shumë kohë Sonila Bejtja është sulmuar ashpërisht nga mediat e majta, të lidhura me Edi Ramën, çuditërisht ajo ka dalë në krah të këtij të fundit, në çështjen më të rëndësishme politike për kryeministrin.

    Ndërsa kundër kërkesës së Ramës, çuditërisht votoi Gent Ibrahimi, një gjyqtar që është promovuar dhe votuar nga socialistët, për të arritur deri në Gjykatën Kushtetuese.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit