-3.5 C
Tirana
E premte, 21 Shkurt, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Sonila Meço: Këtu po s’je i famshëm vdes si qen

    Sonila Meço, në vijim të debatit për rastin e Genc Fugës, shkruan se këtu po nuk ishte i famshëm, vdes.

    Sipas saj, shqiptarët janë solidarë vetëm me personat e njohur, ndërsa po ishe anonim dhe ke nevojë për para për t’u operuar, si rasti i Gencit, vdes, pasi nuk të ndihmon njeri.

    “Për këtë dinjitet, që i është përdhosur njeriut, prindit, artistit e pedagogut sa qe shëndoshë e mirë nga i gjithë sistemi, me shtet, pushtet e shoqëri brenda fola dje.

    Dhe kur dikush rreket të shtrembërojë sërish mendimet e mia të shkruara të zezë mbi të bardhë, të provojë të mendojë për Gencin kur qe i shëndetshëm dikur e për ata mijra, që si Genci dje përpëliten në nevojën akute, që e zgjidhin shqiptarë solidarë nga dhimbja (gjynahu, po, po, gjynahu).

    Sepse si ia bën ai shqiptari i gjorë, që as nuk e njohin, as nuk ia dinë jetën, as ka kontribut publik, as ka rrjete sociale e dergjet për 19,000 euro në pritje të një ndërhyrjeje? Atë nuk e arrin dot solidariteti i shoqërisë, pasi e ka përdhosur shteti antisocial.

    Dua t’ju dëgjoj si do ta mbronit ju rastin e një njeriu, që shqiptarët nuk e njohin, nuk e arrijnë dot…dinjiteti nuk duhet të jetë publik, që të zgjojë solidaritet shqiptarësh të mirë, por të gjithë kemi të drejtën të trajtohemi dinjitetshëm shëndoshë, sëmurë, të famshëm a jo qofshim!

    Ndaj Gencit i ka borxh sistemi dinjitetin kur është shëndetshëm, se në sëmundje shqiptari do t’i gjendet kurdoherë shqiptarit. Genc edhe një herë i dashur, këtu na ke”, shkruan ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit