14.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sonila Meço kritikon Flamur Nokën: Dje nuk erdhe në emision, sot ishe vonë, kjo do jetë opozita?!

    Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, shprehet se Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha nuk ka në agjendë protestën e njoftuar sot nga kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në inceneratorin e Tiranës javën e ardhshme.

    Teksa deputeti që bën pjesë në fraksionin e drejtuar nga Sali Berisha fliste për aksionin opozitar këtë vjeshtë, ai u ndërpre moderatorja e emisionit Sonila Meço.

    Kjo e fundit ironizoi dhe nismën e PD për aksionin opozitar që është thënë se do të nisë në shtator me qëllim rrëzimin e Ramës.

    Ndërkohë, që pritej një aksion i fortë politik në shtator, Meço i kujtoi Nokës se në fakt “opozitës së re” i mungonte vrulli dhe për këtë ajo mori shembull vonesën e numrit dy të PD në emisionin e saj “Task Force”.

    “Dje nuk me erdhe fare në emision, sot më erdhe në emision me pesë minuta me vonesë.

    Kjo është opozita që do të kemi në shtator?”, – i tha moderatorja Flamur Nokës, sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Demokratike, e drejtuar nga Sali Berisha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit