0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sonila Meço në emision si përfaqësuese e Berishës: Kujdes me mua, se unë flas me gjuhën e SHBA

    Në emisionin “Opinion” këtë të hënë u diskutua në lidhje me protestën e 6 dhjetorit që pritet të mbahet njëkohësisht me zhvillimin e samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor në Tiranë.

    Gjatë diskutimeve ka pasur një debat mes analistit Baton Haxhiu dhe gazetares Sonila Meço. Haxhiu u shpreh se Meço po bën propagandë.

    Meço u përgjigj duke thënë se Haxhiu po “bën herezi” me gjuhën që po përdorte. Ajo u shpreh se analisti është emotiv dhe në ndryshim nga ai, gazetarja “citon gjithmonë me raporte”.

    Baton Haxhiu: Unë e kuptoj PD-në me të gjithë ato po themi pikat që i rreshtuan përmes Aldo Bumçit. Por unë nuk besoj që këta nuk i kanë adresuar këto në ambasadat të cilat përfaqësojnë po ato shtete. Nuk është çështje që shtetet që vijnë këtu nuk i dinë këto problematika. Problemi është që PD po do të çajë rrugën tek media, të cilat janë indiferente.

    Sonila Meço: Indiferente? Mediat kanë 2 muaj që po merren me gomonet shqiptare. Ku ndryshon kjo protestë nga gomonet që ikin nga La Manshi? Janë çarë mediat. A e lexove të fundit në Daily Mail? Për regjimin kleptokratik shqiptar që është duke prodhuar njerëz që ikin përditë duke shpopulluar këtë vend. Pra më thuaj si i vendosim në këtë kandar.

    Baton Haxhiu: Nuk jam këtu për propagandë.

    Sonila Meço: Kush po bën propagandë?

    Baton Haxhiu: Po bën… gjuha jote momentalisht….

    Sonila Meço: Në gomone kanë hipur shqiptarë të cilët kërkojnë një jetë më të mirë.

    Baton Haxhiu: E vërtetë është.

    Sonila Meço: Nga një regjim, i cili është renditur…

    Baton Haxhiu: Sapo jam kthyer nga Britania për ta treguar cila është jeta më e mirë. 7.4 milionë njerëz presin me rend për të ardhur për një kontroll mjeku në spitalet publike. 7.4 milionë.

    Sonila Meço: E ç’lidhje ka kjo?

    Baton Haxhiu: Ti po flet për standarde. Dhe për një jetë më të mirë. Lëre se e mbytët këtë vend me propagandë të keqe.

    Sonila Meço: Edhe DASH bën propagandë? Kujdes me gjuhën Baton, je duke bërë herezi. Ti po bën herezi. Dhe kjo nuk është propagandë. DASH ka renditur si një nga vendet më të korruptuara…

    Baton Haxhiu: Po moj po janë probleme. Shqipëria ka korrupsion…

    Sonila Meço: Atëherë po e bëj unë propagandën apo DASH? Unë në ndryshim nga ty që ke emocione unë të citoj gjithmonë me raporte Baton. Ky është ndryshimi mes meje dhe teje. Ti je emotiv. Kur mua më akuzon për propagandë, atëherë të akuzoj dhe DASH-in, por edhe KE që na rendit me probleme serioze me lirinë e medias dhe demokracisë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit