13.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sot kam frikë të shkoj në plazh, se të vrasin kafshët

    Nga Manjola Arizaj Zeka

    Aksidentet ndodhin. Sidomos në një zonë ku s’ka as mbrojtje, as paralajmërim, as respekt për pushuesit, as kujdes, e mbi të gjitha ku ata që duhet të jenë në mbrojtje të jetës edhe kur janë civilë, në fakt vetëm e neglizhojnë atë.

    Por mua ka kohë që s’më trondisin më këto fakte të tmerrshme që po i bëjmë pjesë të jetës. Më trondit personi, që megjithëse ka goditur një fëmijë, qëndron pothuaj i qetë në mjetin e krimit që e drejtonte vetë duke u marrë me telefonin.

    Normalisht do prisja të mos filmohej në skaf, të ishte duke pranë fëmijës, të qante e t’i binte kokës me grushta, t’i ulej prindërve në gjunjë, të ulëriste me të madhe, t’i binte dhe të fikët.

    Por aq gjakftohtë…Jam ende e shokuar. Një fëmijë krejt i pafajshëm ka vdekur nga pakujdesia jote kriminale dhe kjo nuk të jep asnjë ndjesi?!?!

    Më falni, por në çfarë njerëzish po shndërrohemi? Çfarë njerëzish veshin uniformën e shtetit nën betimin se “do jemi në mbrojtje të jetëve njerëzore”, kur nuk tregojnë as një minimum keqardhje?

    Si nënë nuk kam fjalë për të ngushëlluar prinderit e 7 vjeçares me fatin e keq. E po si nënë, kam frikë. Kam frikë se në ato brigje do shkoj të pushoj pas pak ditësh. Kam frikë nga transformimi i njerëzve në bisha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit